Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2017/27
Gjitarët detarë janë gjitarë ujorë që mbështeten në oqean ose ekosisteme të tjera detare për ekzistencën e tyre. Ata përfshijnë kafshë të tilla si fokat, balenat, lopët e detit, lundërzat e detit dhe arinjt polarë. Ata nuk përfaqësojnë një takson të veçantë ose një grupim sistematik, por më tepër kanë një marrëdhënie polifiletike për shkak të evolucionit konvergjent. Ata janë gjithashtu të bashkuar për shkak se mbështeten tek mjedisi detar për t'u ushqyer.
Përshtatja e gjitarëve detarë me mënyrën e jetesës detare ndryshon shumë nga lloji në lloj. Cetacetë dhe sirenianët janë plotësisht gjitarë detarë dhe për këtë arsye janë banorë të domosdoshëm të detit. Fokat dhe luanët e detit janë gjysëm-detarë; ata e kalojnë shumicën e kohës së tyre në det, por duhet të kthehen në tokë për aktivitete të rëndësishme, të tilla si çiftëzimi, mbarështimi dhe ndërrimi i gëzofit.