Një magnet në formë patkoi i ndërtuar me material alnico, një aliazh hekuri.

Një magnet (greq. μαγνήτις λίθος magnḗtis líthos = Gur Magnezian) është një material ose objekt që prodhon një fushë magnetike. Kjo fushë magnetike është e padukshme për syrin e njeriut por është përgjegjëse për vetinë më të njohur të magnetit: një forcë që tërheq materiale të tjera ferromangetike, si hekuri, dhe tërheq ose shtyn magnete të tjera.

Njerëzit e lashte mësuan për magnetizmin nga magnetiti, pjesë të magnetizuara në mënyrë natyrale të mineralit të hekurit. Fjala magnet, në greqisht, do të thotë "gur nga Magnesia", një krahinë në Greqinë e lashtë ku gjendej me shumice minerali i magnetitit.