Misto Treska

Misto Treska (19 prill 191423 qershor 1993) ka qenë komisar politik i PKSH-së gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjykatës, përkthyes i letërsisë frënge, dhe diplomat shqiptar.

Në 1944 ishte pjesë e atyre që ekzekutuan me vdekje me urdhër të Enver Hoxhës Tele Baçin, atëherë komandant i batalionit "Reshit Çollaku", në të cilin Treska ishte komisar politik i PKSH-së. Në mars të 1945 me gradën major, ai ishte një ndër prokurorët e ngarkuar në procesin, ku gjykata speciale vendosi dënimin me vdekje për ish-kryeministrin Maliq bej Bushati dhe dy anëtarë të Regjencës, Lef Nosi dhe P. Anton Harapi.

Ai ka shërbyer si Kryetar i Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme (1957-1974) dhe si ambasador i shtetit shqiptar në Paris (1978-1981), ku ka spikatur veçanërisht në shkëmbimet e marrëdhënieve kulturore të Shqipërisë me vendet e huaja. Njihet gjerësisht si përkthyesi që solli në gjuhën shqipe autorë të mirënjohur si Hygoi, Mopasani, Stendali, Aragoni, Didëroi etj.