Misto Treska
Misto Treska (19 prill 1914 – 23 qershor 1993) ka qenë komisar politik i PKSH-së gjatë Luftës së Dytë Botërore, anëtar i trupit gjykues në gjyqin special që dënoi ish-kryeministrin Maliq Bushati në 1945, përkthyes i letërsisë frënge, dhe diplomat shqiptar.
Qysh në vitet 1930 Treska ishte anëtar i Grupit Komunist të Korçës.[1] Në 1944, Misto Treska, atëherë komisar politik i batalionit "Reshit Çollaku", së bashku me Tele Baçin, komandant i po atij batalioni, ekzekutoi 6 ballistë, ndër te cilët Haki Blloshmin,[2] ish-konsull i Shqipërisë në Boston, ShBA.[3] Më vonë, po në 1944, ishte pjesë e atyre që ekzekutuan me vdekje me urdhër të Enver Hoxhës Tele Baçin vetë.[4][5] Në mars të 1945 me gradën major, ai ishte një ndër prokurorët e ngarkuar në procesin,[6] ku gjykata speciale vendosi dënimin me vdekje për ish-kryeministrin Maliq bej Bushati dhe dy anëtarë të Regjencës, Lef Nosi dhe P. Anton Harapi.[7] [8] Treska është në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.[9]
Ai ka shërbyer si Kryetar i Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme (1957-1974) dhe si ambasador i shtetit shqiptar në Paris (1978-1981).[10] Njihet gjerësisht si pjesë e aradhës së përkthyesve të talentuar shqiptarë të shekullit XX,[11] duke sjellë në gjuhën shqipe autorë të mirënjohur[12] si Hygoi, Mopasani, Stendali, Aragoni, Didëroi etj.
Jetëshkrimi
RedaktoRinia
RedaktoU lind në Treskë të Korçës, më 19 prill të vitit 1914, i biri i Andrea dhe Sofia Treskës. Ndoqi studimet në Liceun Francez të Korçës.[nevojitet citimi]
Botoi rregullisht shkrime dhe përkthime në revistat letrare të kohës me karakter politiko-shoqëror “Rilindja” dhe Bota e Re, nën pseudonimin Mitre S. Toska,[13] përkrah penave të asaj kohe si Sterjo Spasse, Migjeni, Petro Marko, Nonda Bulka etj.[14] Gjithashtu Treska vuri në skenë pjesët teatrale “Fshatari Zotni” të Ludvig Holberg, “Armiku i Popullit''” të Ibsenit dhe pjesë të Molierit, Rasinit e Viktor Eftimiut, duke qenë njëkohësisht edhe aktor.[15] Në kujtimet e ish-ministrit Pandi Kristo përmendet me të vëllezërit Petro e Dhimitër Treska, ndër intelektualët që u radhitën përkrah Grupit të Korçës në vitet 1930.[16]
Vitet e luftës
RedaktoTreska mori pjesë në organizimet e para antifashiste të qytetit të Korçës.[17] Në prill të 1939-s, ai u arrestua për rezistencë ndaj pushtuesve italianë dhe u transferua në burgun e Durrësit, në Zvërnec të Vlorës, në Krujë dhe që aty në Mesina të Italisë për dy vjet. Pas lirimit nga burgu, ai u radhit në Brigadën XX, ku u zgjodh edhe komisar i saj.[18] Sipas gazetës "Ushtria" radhitet edhe si përgjegjës propagande i Brigadës së XV.[19]
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në 1944, Misto Treska, atëherë komisar politik i batalionit "Reshit Çollaku", së bashku me Tele Baçin, komandant i po atij batalioni, ekzekutoi 6 ballistë, ndër te cilët Haki Blloshmin,[2] ish-konsull i Shqipërisë në Boston, SHBA, nga viti 1925 deri në vitin 1929.[3] Po në 1944 Enver Hoxha, nëpërmjet një letre drejtuar Tuk Jakovës, ku e instruktonte për pushkatimin pa gjygj të Tele Baçit, rekomandonte që Treska duhet të ishte vigjilent, dhe "të mos flinte".[4] Gjatë ekzekutimit Treska i qëlloi me revole në kokë Tele Baçit, duke e lënë përfundimisht të vdekur.[5] Treska përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[9]
Paslufta
RedaktoNë 1945, me gradën major, ai ishte një ndër prokurorët e ngarkuar në procesin,[6] ku gjykata speciale vendosi dënimin me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë për ish-kryeministrin Maliq bej Bushati dhe për dy anëtarët e Regjencës: Lef Nosin dhe P. Anton Harapin.[7][8] Misto Treska ishte një ndër delegatët e shtetit shqiptar që morën pjesë në Konferencën e Paqes në Paris më 1946.[nevojitet citimi]
Treska ka qenë një nga themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, punoi për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, ku kontriboi në seksionin mbi periudhën 1920-1930. Opusi i përkthimeve të tij është i gjerë dhe shumëplanësh, jo vetëm si përkthyes proze por edhe si përkthyes poezish. Është dekoruar me medalje të ndryshme dhe është vlerësuar disa herë me çmime si përkthyes.[20] Ai i pasuroi përkthimet e tij me parathëniet përkatëse, në të cilat përcjell shpjegime për kohën dhe idetë e autorit.[21] Treska bëri të flasin shqip autorët e kryeveprave të mëdha: novelat nga Gorki, “Të mjerët" dhe "Viti 93" të Hygoit, "Murgeshën" e Didërosë, Stendalin, Mopasanin, Romen Rolanin, "Gjëri i vogël" nga Alfons Dode, poezitë e Aragonit e Pol Elyarit etj.[22] [23]
Përkthimi i epopesë “Të Mjerët” pa dritën në shqip rreth një shekull pasi Sami Frashëri e kishte përkthyer në turqisht. Regjimi i asaj kohe nuk do të lejonte botimin e plotë të këtij romani, për të cilin Misto Treska nuk pranoi të hiqej qoftë edhe një pjesë e vogël. “Më mirë të mos botohet, se sa të shkojë i sakatuar te lexuesi” - këmbëngulte ai.[23] Për këtë arsye, kjo vepër mbeti në sirtar për rreth 18 vjet. Përkthimet e Treskës gjenden në Muzeun e Hygoit në Paris, bashkë me përkushtimin e tij “Të përkthesh Hygoin do të thotë të përkthesh Francën”.[23]
Gjatë viteve 1957-1974, Misto Treska shërbeu si Kryetar i Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme. Në periudhën 1978-1981, caktohet dhe i shërben atdheut si Ambasador Fuqiplotë dhe i Jashtëzakonshëm në Francë, Belgjikë, Hollandë dhe Luksemburg (rezident në Paris).[10] Gjatë viteve kur Treska ishte kryetar i Komitetit dhe më pas ambasador, ndihu në pasurimin e bibliotekës personale të diktatorit Enver Hoxha.[24] Më 24 Janar 1981, shpallet qytetar nderi në qytetin Rubelles të Francës.[25]
Misto Treska u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare, gjatë natës mes 22 dhe 23 Qershorit 1993, në shtëpinë e tij në Tiranë, ku jetonte me bashkëshorten dhe bashkudhëtaren e jetës, veteranen e LANÇ, Donika Çikopano Treska. Ata sollën në jetë pesë fëmijë (Natasha, Ana, Shpresa, Andrea, Zana), të cilët iu dhanë nëntë nipa e mbesa.[nevojitet citimi]
Nderime pas vdekjes
RedaktoI jepet Çmimi i Parë për kontributin në marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë. U nderua me titullin “Qytetar Nderi i Korçës” (2004) me motivacionin "për kontribut të shquar në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe në fushën e diplomacisë",[26] si dhe me "Emblemën e Artë" të këtij qyteti me motivacionin si "intelektual i shquar, pjesë e Liceut Kombëtar të Korçës, që me aktivitetin e tij shkencor dhe shoqëror dha kontribute të mëdha në kulturën kombëtare" (Tetor 2017).[27] Me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, në vitin 2006, Biblotekës Nr. 5 në kryeqytet i jepet emri Misto Treska.[28] Në vitin 2010, njërës prej rrugëve të Tiranës iu dha emri Misto Treska.[29] Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij më 2014, u vlerësua me një ceremoni të posaçme të organizuar nga Biblioteka Kombëtare.[30] [31]
Më 20 Mars 2018, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Misto Treskës iu akordua në shenjë mirënjohjeje prej Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, “Diploma e Nderit” për kontributin e tij të çmuar dhe angazhimin aktiv në promovimin e vlerave dhe të kulturës frënge.[32]
Lista e përkthimeve
RedaktoTitujt e përkthyer nga Treska janë:[33]
- Victor Hugo, Të mjerët dhe Viti '93
- Guy de Maupassant, Bel-Ami
- Stendhal, Lysien Lëven
- Denis Diderot, Murgesha
- Alphonse Daudet, Gjëri i vogël
- Maxim Gorky, Malva dhe Lindja e një njeriu
- Louis Aragon, Elsa në Pasqyrë, Sytë e Elsës dhe Poezi të zgjedhura
- Paul Éluard, Vargje të zgjedhura
- Gabriel Péri, Rikard zemërluani
- Romain Roland, Colas Breugnon (Për këtë përkthim i jepet Çmimi i Parë i Republikës)
- Claire Etcherelli, Eliza ose jeta e saj e vërtetë
- Vercors, Heshtja e detit
- Harry Mulisch, Atentati
- Jean Racine, Ndërgjegjësitë
- Molière, Djallëzitë e Skapinit
- Kodi Rrugor Francez dhe ai i Transportit Hekurudhor (të vlefshme për Ministrinë e Komunikacionit) etj.
Referime
Redakto- ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 97nb. ISBN 9789928106384.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Pihoni, Koco (1 shkurt 2011). "7 Marsi i vitit 1944, rrethimi dhe lufta e Dunicës!". Nr. 2 (145). Mokra e Re. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 tetor 2019. Marrë më 9 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b Prodani, Viron. "Kush ishin 11 përfaqësuesit e Shqipërisë në SHBA nga viti 1921-1939". Nje komb. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 9 maj 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b Florian Cullhaj (31 tetor 2016). Democratization from Within: Political Culture and the Consolidation of Democracy in Post-Communist Albania. Edizioni Nuova Cultura. fq. 51–. ISBN 978-88-6812-825-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Baçi, Arnold (13 dhjetor 2017). "E vërteta që mbuloi me dhé diktatori". observatorikujteses.al.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Albspirit dossier. "Zbardhet gjyqi i Lef Nosit, momentet e tij të fundit". Marrë më 13 mars 2018.
Trupi gjykues kryesohej nga major Irakli Bozgo, pati në përbërje: major Gjon Banushi, major Tonin Jakova dhe prokuror major Misto Treska.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b Owen Pearson (15 prill 2007). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume III: Albania as Dictatorship and Democracy, 1945-99. I.B.Tauris. fq. 13. ISBN 978-1-84511-105-2. Marrë më 26 dhjetor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Radovani, Fritz (8 janar 2018). "At Anton Harapi fjalet e fundit ne gjyq". Panorama. Marrë më 13 mars 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b Tirana Observer (13 mars 2013). "Kush ishin 120 diplomatët shqiptarë nga viti 1912 deri 1991". Marrë më 26 prill 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Erich Maria Remarque Jahrbuch XIV/2004. Vandenhoeck & Ruprecht. 11 maj 2004. fq. 9–. ISBN 978-3-89971-169-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mustafa Nano mbi përkthyesit shqiptarë gjatë periudhës së komunizmit - Gazeta Mapo, Prill 2018". Për këtë arsye, në atë kohë më të rëndësishëm kanë qenë përkthyesit se sa shkrimtarët tanë. Pyetja “kush e ka përkthyer?” ishte normale mes lexuesve të apasionuar të letërsisë së huaj. Emri i përkthyesit ishte një nga gjërat e para që unë shihja te një libër i huaj. Ata ishin, për mua, elita e elitës. Edhe shqipja e tyre në librat e përkthyer ishte ndryshe, më e përpunuar, më e fisme, gjë që i bënte të shfaqeshin në sytë e mi si një gjë antiregjim, ndonëse antiregjim nuk kish se si të ishin. Vedat Kokona, Petro Zheji, Afrim Koçi, Misto Treska, Robert Shvarc, kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në edukimin letrar të gjeneratës sime, aq sa mua më thotë mendja se pa ta, ne do të dilnim prej diktaturës edhe më të gjymtuar intelektualisht e kulturalisht se sa dolëm. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 6 maj 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Shënim nga përpunuesi i faqes. "Shtesë". Disa nga artikujt e tij janë “Fajdexhiu”, “Spiuni”, “Liria e shtypit dhe njerëzit në fuqi”, “Është grekoman!… është turk!” (Rilindja nr 32), “Në bashkëfjalim me një të vdekur” (idem Nr.27).
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në:|journal=
(Ndihmë!) - ^ Editorial (shkurt–mars 1993). "Nr 17". Nektari i Korçës: 1.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Omari, Donika (korrik 1998). "Treska ose sjellësi i perlave në shqip". Koha Jonë.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 97nb. ISBN 9789928106384.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Maliqi, Kleopatra (26 qershor 1998). Misto Treska ish-komisar e intelektual i mirënjohur. Kushtrim brezash. - Nr. 25. fq. 4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Murati, Violeta (2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". standard.al. Standard.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Zotaj, Bernard (23 tetor 2017). "Selim Shuli, partizani i Br. XV S dhe ushtarak i kufirit" (PDF). mod.gov.al. Gazeta Ushtria. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 tetor 2019. Marrë më 3 maj 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nathanaili, Valbona. ""Të mjerët" në shqip nga Misto Treska". valbonanathanaili.com. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 26 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lubonja, Guri N. (shkurt 2007). "Misto Treska, ky prijës i diturisë dhe përparimit". Tradita: 3.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Voice of Albania. "SYTË E ELSAS – Poezi nga LUIS ARAGON – Përktheu: MISTO TRESKA". VOAL. Marrë më 26 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b c Zeqo, Moikom (2 korrik 1993). "Syri shpirtëror mbeti i hapur". Rilindja.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nexhmije Hoxha (1998). Jeta ime me Enverin: kujtime. Botuar nga Enti Botues "LIRA".
Veçanërisht në kohën që Misto Treska ishte në drejtim të Komitetit për marrëdhënie kulturore me jashtë dhe kur shkoi si ambasador në Francë, pasurimi i bibliotekës sonë bëhej rregullisht.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Anastasi, Robert (2 shkurt 2000). Njeriu që bëri Hygoin të flasë shqip: Kush ishte Misto Treska, përkthyesi dhe diplomati. Gazeta shqiptare. - Nr. 1480. fq. 9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Qarku i Korces (26 prill 2018). "Figura të shquara të Qarkut të Korçës të dekoruara në vitin 2001-2012". Marrë më 26 prill 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Projektvendim për dhënie titulli "Emblema e Artë"" (PDF). bashkiakorce.gov.al. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 janar 2020. Marrë më 26 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Libraritë e qytetit". tirana.al.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Rruga Misto Treska Tiranë". albania-streets.openalfa.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nikolli, Fatmira (20 prill 2014). "Misto Treska: Ekspozitë për shqipëruesin e Hygoit". Gazeta Shqiptare.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Në kujtim të përkthyesit Misto Treska, Biblioteka Kombëtare, Prill 2014, kronikë televizive".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ “Diplomë Nderi” për përkthyesin Misto Treska, Rtsh Korça"
- ^ ""Misto Treska"". bksh.al.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Literaturë
Redakto- Hysenaj, Kujtim (2005). Diplomati. Tiranë: Dudaj. ISBN 99943-33-31-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Nathanaili, Valbona (2014). Ambasadorët tanë: Pikëtakime të diplomacisë me krijimtarinë. Tiranë: Uet press. ISBN 978-9928-190-06-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)