Në kupën e botës 2018

Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro (lindur më 5 shkurt 1985), i njohur si Cristiano Ronaldo, është një futbollist profesionist portugez i cili luan me klubin italian Juventus F.C., dhe me Kombëtaren portugeze. Ai është një sulmues dhe kapiten në ekipin kombëtar. Që nga moshën 22 vjeçare, Ronaldo është kandiduar për çmimet Topi i artë dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Në vitin tjetër, ai fitoi për herë të parë çmimet Topi i Artë dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Ai e pasoi këtë duke fituar Topin e Artë në vitin 2013 dhe 2014. Në shtator 2015, Ronaldo shënoi golin e tij të 500 në karrierë për klubet dhe kombëtaren.

Ronaldo ka lindur në Santo António, që është një lagje e qytetit Funchal, Madeira. E ëma, Maria Dolores dos Santos Aveiro ishte një guzhinjere, kurse i ati, José Dinis Aveiro, ishte një kopshtar komunal.Emri i dytë "Ronaldo", u zgjodh pasi atëherë presidenti i SHBA-së ishte aktori i preferuar i babait të Cristianos. Ronaldo ka një vëlla më të madh i cili quhet Hugo, dhe dy motra më të mëdha që quhen Elma dhe Liliana Cátia. Stërgjyshja e Ronaldos, Isabel da Piedade, ka lindur në Kepin e Gjerlbër.