Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/49
Ballaban Badera (i njohur edhe si Ballaban Pasha, ose Badheri) ishte gjeneral i ushtrisë osmane me prejardhje shqiptare i cili ne shekullin XV ishte kryekomandant i Sulltanit Mehmeti II gjatë Rrethimit të dytë të Krujës, ku ai ishte në krye të ushtrisë osmane që masakroi rreth 14000 mijë njerëz.
I lindur shqiptar, flitet që ka qënë i pari i cili u ngjit në muret e Konstandinopojës gjatë betejës në 1453 duke shënjuar fundin e Perandorisë Bizantine. Në periudhën 1464-1465 ka qenë sanxhakbej i Ohrit, dhe qe ndër gjeneralët e dërguar kundër Skënderbeut, të cilin e luftoi në disa beteja, më 1464 dhe 1465 në betejën e Vajkalit, të Meçadit, Betejën e Dytë të Vajkalit dhe atë te Kasharit).
Në 1466-67 ishte kryekomandant i osmanëve në Rrethimin e dytë të Krujës, ku edhe vdiq i vrarë.
Të gjitha betejat kundër Skënderbeut i humbi, por, mbas pushtimit të Shqipërisë nga osmanët, u shndërrua në figurë të nderuar të myslymanëve të zonës së Petrelës, ku kishte edhe një tyrbe, e cila u shkatërrua në 1967, dhe nderimet kundrejt tij mbaruan.