DEDE AHMET AHMATAJ

Dede Ahmet Ahmataj, lindi në Brataj të Vlorës22 shkurt të vitit 1916 , Nderi i Kombit dhe Mësonjësi fetar i Kryegjysh Reshat Bardhit. Më 1937 shkon ushtar në rrethin e Dibrës dhe pasi lirohet vesh petkun e klerikut bektashi në teqen e Bllacës tek baba Zeneli. Më pas ai shërbeu në teqetë e Elbasan, Turan të Tepelenës, Vlorë deri në vitin 1942. Nga ky vit e deri në maj të vitit 1944, me armë në dorë luftoi në radhët e ushtrisë antifashiste dhe ikuadrohet në brigadën e 18 Sulmuese. Në vitin 1945 shërben në teqenë e Kuzum Babait në Vlorë me titullin baba deri në vitin 1948. Në këtë teqe ai afroi shumë besimtarë dhe intelektual dhe dashamirës duke fituar respektin e gjithë Vlorës dhe Shqipërisë me punën e gjithanshme të tij të besimit bektashian.