Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2019/42
Protestat e Hong Kongut të vitit 2019 janë një seri demonstratash në Hong Kong dhe protesta solidariteti në qytete të tjera jashtë vendit, të cilat filluan me qëllim tërheqjen e një projektligji ekstradimi të propozuar nga qeveria e Hong Kongut . Nëse miratohej, projektligji do t'u lejonte autoriteteve lokale të arrestojnë dhe ekstradojnë njerëzit që kërkohen në territore me të cilat Hong Kongu nuk ka marrëveshje ekstradimi, përfshirë Kinën dhe Tajvanin.
Shqetësime u ngritën se projektligji do të vendoste qytetarët e Hong Kongut dhe vizitorët nën juridiksionin e kontinentit kinez, duke minuar autonominë e rajonit dhe të drejtat dhe lirinë e njerëzve. Ndërsa protestat përparuan, protestuesit shtruan pesë kërkesa kryesore mbi dyshimet për sjellje të papranueshme nga ana e policisë dhe reformën demokratike, e cila ka ngecur që nga i ashtuquajturi Revolucioni i Çadrave në vitin 2014. Qeveria qendrore kineze ka deklaruar se kjo është "kriza më e rëndë në Hong Kong" që nga dorëzimi më 1997.