Rita Ora në 2018

Rita Sahatçiu Ora (e lindur Rita Sahatçiu, në 26 nëntor 1990) është një këngëtare dhe aktore britanike me prejardhje shqiptare. Suksesi i saj u rrit në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit me teken Hot Right Now, bashkëpunim me DJ Fresh-in, e cila arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi i parë i saj Ora, që doli në shitje në gusht të vitit 2012, dhe arriti në numrin një për shitje në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi përmbante teket Britanike R.I.P dhe How We Do (Party). Ora ishte artistja me numrin më të madh të tekeve në listën britanike në vitin 2012, me tre teke rradhazi që arritën në pozitën më të lartë.

Në janar 2014, Adidas njoftoi një bashkëpunim projektues me Ritën për markën e tyre, Adidas Originals. Gjithashtu në vitin 2014, kënga I Will Never Let You Down arriti numrin katër në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ajo u shfaq në teken "Black Widow " të Iggy Azalea, e cila arriti numrin pesë në Mbretërine e Bashkuar dhe SHBA. Në 2015, Ora u bë trajnere në serinë e katërt të The Voice UK dhe, më vonë atë vit, një gjyqtare në serinë e dymbëdhjetë të The X Factor.

Albumi i dytë i saj në studio, Phoenix, doli në shitje në nëntor 2018. Tekja Your Song arriti numrin dhjetë në Britaninë e Madhe , dhe teket Anywhere dhe Let You Love Me, arritën numrin pesë në Mbretërinë e Bashkuar; kjo e fundit e bëri Orën artisten e parë femër britanike që të ketë gjithësej trembëdhjetë këngë të cilat kanë arritur të paktën pozicionin e dhjetë në listat e Mbretërisë së Bashkuar.