Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/10
Arsimi në Greqinë e lashtë kishte një traditë homerike dhe aristokratike ndërsa ishte "demokratizuar" shumë sidomos në shekullin V p.e.s. pjesërisht si rezultat edhe i ndikimit nga sofistët, Platoni dhe Isokrati. Më vonë, në periudhën helenistike të Greqisë antike, arsimi në gjimnaze konsiderohej si një kusht themelor për pjesëmarrje në kulturën greke.
Vlera e edukimit fizik për grekët dhe romakët e lashtë ka qenë historikisht unike. Në Greqinë e lashtë kishte dy forma themelore të arsimit: formal dhe joformal. Arsimi formal arrihej përmes frekuentimit të një shkollë publike ose nga një mësues privat. Arsimi joformal arrihej nga një mësues i papaguar dhe zakonisht bëhej në një mjedis jo publik. Asokohe arsimi ishte një element përbërës dhe thelbësor i identitetit të një personi.
Arsimi dhe edukimi formal grek ishte kryesisht për meshkuj por jo edhe për skllevërit. Në disa polise, u miratuan edhe ligje për të ndaluar arsimimin e skllevërve. Spartanët gjithashtu mësonin edhe muzikën dhe vallëzimin, por vetëm me qëllim të forcimit të manovrimit të tyre si ushtarë.