Varri i Humayunit në Delhi

Arkitektura Mogule është një stil arkitekturor i zhvilluar nga Perandoria Mogule në shekujt e XVI, XVII dhe të XVIII përgjatë shtrirjes së gjerë të perandorisë në nënkontinentin indian. Ishte një përzierje e Arkitekturës Islamike, Persiane, Turke dhe Indiane. Ndërtesat Mogule kanë një model uniformë strukture dhe karakteri, duke përfshirë kube të mëdha bulbore, minare të stërgjata këndore, sallone masive, portikë të mëdhenjë me kupola dhe zbukurime delikate. Ato përfaqësojnë karakteristikat stilistike dalluese të zhvilluara nga perandoria Mogule gjatë shekullit të XVI dhe XVIII në territoret që tashmë i përkasin Indisë, Pakistanit dhe Bangladeshit madje edhe në Afganistan.

Dinastia Mogule u vendos pas fitores së Baburit në Panipat në vitin 1526. Gjatë mbretërimit të tij pesë-vjeçar, Baburi i kushtoi interes të konsiderueshëm ndërtimit, megjithëse vetëm pak shembuj kanë mbijetuar. Nipi i tij, Akbari ndërtoi gjerësisht dhe stili u zhvillua fuqishëm gjatë mbretërimit të tij. Midis arritjeve të tij ishte Varri i Humayunit (për babain e tij), Fortesa e Agras, qyteti i fortifikuar i Fatehpur Sikrit dhe Buland Darwaza. Djali i Akbarit, Jahangiri ndërtoi Kopështet e Shalimarit në Kashmir. Arkitektura Mugale e arriti kulmin e saj gjatë mbretërimit të Shah Jahanit, që ndërtoi Xhaminë Xhama, Fortesën e Kuqe, Kopshtet e Shalimarit në Lahore dhe monumentin më të famshëm Mugal, Taxh Mahalin, ashtu si dhe shembuj të tjerë mjeshtëror të të këtij stili. Ndërsa djali i Shah Jahanit, Aurangzebi ndërtoi ndërtesa si Xhamia Badshahi në Lahore, mbretërimi i tij përputhet me rënien e Arkitekturës Mogule dhe vetë perandorisë.






Parapamje në vitrinë

Redakto