Në këtë shenjë në rusisht duke përkujtuar një përvjetor të qytetit të Balakhna, fjala Balakhna (Rusisht: Балахна) në të djathtë është në rasën emërore, ndërsa fjala Balakhne (Rusisht: Балахне ) është në rasën dhanore në Balakhne 500 Let ('Balakhna është 500 vjeç', fjalë për fjalë '[Ka] 500 vjet Balakhna') në pjesën e përparme të shenjës. Për më tepër, let është në rasën gjinore (shumës)

Rasa gramatikore është një term në gjuhësi që tregon kategorizim të emrave, përemrave, mbiemrave, pjesoreve dhe numërorëve sipas funksioneve të tyre gramatikore përkatëse brenda një sintagme, klauze ose fjalie të dhënë. Në disa gjuhë, emrat, përemrat, mbiemrat, përcaktorët, pjesoret, parafjalët, numërorët, nyjat dhe modifikuesit e tyre marrin forma të ndryshme të lakimit, varësisht nga rasa e tyre. Derisa një gjuhë evoluon, rasat mund të bashkohen (për shembull, në greqishten e lashtë, rasa vendore u bashkua me rasën dhanore), një fenomen i quajtur zyrtarisht sinkretizëm.

Anglishtja ka humbur në masë të madhe sistemin e saj të lakimit nëpër rasa, megjithëse përemrat vetorë ende kanë tri rasa, të cilat janë forma të thjeshtuara të rasave emërore, kallëzore dhe gjinore. Ato përdoren me përemrat vetorë: rasa kryefjalore (I, you, he, she, it, we, they, who, whoever), rasa kundrinore (me, you, him, her, it, us, them, whom, whomever) dhe rasa gjinore (my, mine; your, yours; his; her, hers; its; our, ours; their, theirs; whose; whosever).







Parapamje në vitrinë

Redakto