Qafa e Llogarasë


Bregdeti apo Bregu është një zonë bregdetare në Qarkun e Vlorës përgjatë Detit të Jonit nën Malësinë e Akrokeraunëve në Jug të Shqipërisë. Nuk duhet ngatërruar me Bregdetin shqiptar në tërësi që përfshin Rivierën si dhe plazhet e sheshta ranore të Shqipërisë qendore dhe veriore. Tradicionalisht, ky rajon fillon me Parkun Kombëtar të Llogarasë, vazhdon poshtë me fshatrat Borshi, Himarë, Qeparo, Piqeras dhe përfundon me Lukovën. Burime të tjera shënojnë Sarandën ose Ishullin e Tongos si pikë mbarimi dhe Vlorën ose Gadishulli i Karaburunit si pikë fillimi. Riviera shqiptare u shpall nga Frommer's si Destinacioni më i Çmuar i vitit 2012. Në vitin 2009, rajoni mori vëmëndje ndërkombëtare pas rikonstruktimit të rrugës bregdetare SH8, ndalimit në Dhërmi të turit të DJ Tiesto, filmimit të një episodi befasues me ndikje me makina në rrugët gjarpëruese bregdetare nga Top Gear, si dhe festimit të ditëlindjeve të Bon Jovit dhe Roger Taylor-it. Zona është një destinacion i rëndësishëm i jetës së natës, ekoturizmit dhe turizmit elitar. Në të gjen karakteristika të fshatrave Mesdhetarë, kalave të lashta dhe kishave Ortodokse. Në fakt, peisazhi alternohet nga qafat malore, plazhet e mrekullueshëm, fauna nënujore, shpellat dhe deri tek plantacionet me portokaj dhe limona. Në vitin 48 p.e.s. Jul Çezari në ndiekje të Pompeit shkeli këtu dhe urdhëroi legjionin të pushojë në Palasa. Më pas ai vazhdoi përgjatë Qafës së Llogarasë deri në një vend që më vonë u quajt Qafa e Çezarit. Si pjesë e master-planit rajonal, Banka Botërore dhe institucione të tjera po financojnë projekte të infrastrukturës lokale duke përfshirë edhe rikonstruktimin e çative dhe fasadave të shtëpive karakteristike me pamje nga Bregu.