Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/08/24
Çaja është rajon i veçantë historik dhe turistik në Komuna Grykë-Çajë që ndan kufirin administrativ të Kukësit me Dibrën , por dhe kufirin shtetëror Shqipëri - Kosovë- Maqedoni. Udhëtimi nga Tirana në 23-24 Gusht është i gjatë në një rrugë që i ngjitet spirale një mali me qëllim Pelegrinazhin e Shenjtë dhe Nderimin e Kujtesës së Sheh Ali Qoban Baba dhe Shehelerëve arsimdashës dhe atdhetarë e paqtues të këti vendi në Teqen dhe Tyrben e fisit të njohur Shehu. Prej këtij rajoni është dhe origjina e vezirit të njohur në Perandorinë Otomane Sinan Pashë Topojani.