Shejh Ali Qoban Baba udhëheqësi i parë shpirtëror i Teqes Halvetijje në Çajë (Fshat) në Komuna Grykë-Çajë e Kukësit e ngriti teqen me 1110 h (1688-89).[1]

Biografia

Redakto

Sheh Ali Qoban Baba Ali, erdhi dhe u vendos ne Çajë (fshat) ndersa dy vellezrit e tij vazhduan jeten ne Arrën ku rrejdh fisi i Doçit. I ati i Shejh ALIS kishte dy djem binjak Elezin dhe Alin. Nena e te cileve u lavderua ne mes shoqeve te çezma se kam lind dy djem nje zabit e nje Evlija. Elezi vazhdoi shkollat e fitoi titullin Aga e emrin Elez Bici. Aliu filloi veprimtarin e tij si bari i deleve (Çoban) ne bjeshket e fshatit dhe ne fushat e Selanikut ne periudhen e dimrit. Qe ne rini ju dha shume besimit islam. Me prova (Kur falte namazin me qellim qe delet te mos benin dem neper ara u vinte si shenje si cak kerlikun (shkopin) e tij ferexhenë, qezofin ne njeren ane e ne anen tjeter falej vete. Nje are qe punohej nga 4 vete per 40 dite ai e punoi per 7 dite e per kete Halveti per teqen mbeti 7 dite nga urdhni i Hz Pirit.) u paraqit te Teqeja e Shejh Husein Serezi dhe mori dore (u shugurua) dhe me titullin e larte Shejh i tarikatit Halveti. Pas emrimit si Shejh, Shejh Husni Serezi e nis per te hapur teqen e tij te shkalles Asitane ne Çajë (fshat) si teqe e rangut te pare Halvetije me te drejte per te vesh Shehlere te tjere qe te hape teqe te reja.

Aktiviteti fetar

Redakto

Shejh Alia pasi u vesh Sheh me plut vullnet u kthye ne Çaje. Elezi, vellai i tij i mekamur ne administraten ushtarake turke e i njohur me emrin Elez Bici nuk e priti aspak mire kthimin e vellaut Ali si Shejh i tarikatit te larte Halvetije duke i perçmuar rrugen e besimit fetar, nuk i dha as pjese te tokes e as strehim. Shejh Aliu per tiu shmangur grindjes me vellaun per afro tre vjet u strehua ne nje dhome aneks te xhamis se Fshatit. Nga sjellja per tiu larguar se keqes me vellaun Elez dhe perkushtimi shpirteror ndaj besimit fetar, Shejh Alia fitoi respekt e ndihm nga te gjith bashke fshataret e tij ne çaje e mbajten me ushqime gjate qendrimit ne xhami. Pati rast qe te vihej ne prove ne sherbesat fetare ne sherimin e semundjeve e zgjidhejn e halleve. Nje rast ne nje familje te madhe Lala ftohet per derman me sherue nje vajzë e cila ishte shume e semure ne prag te vdekjes. Ai shkoi dhe po i fryente te semures, ne kete kohë ra një zjarr shume i madh e po digjej shtepia njerzit e shtepisë shkojne me nxitim e u tregojnë se ka rene zjarr. Po shehu nuk leviz nga vendi me bindje se ne pjesen ku ishte e semura nuk do biente zjarri ashtu ndodhi zjarri u shua kur iu afrua dhomes ku lutej Shehu. Nga kjo prove Shehun e konsiderojn me vlera te medha jo vetem ne fshat po ne gjith krahinen. Keta Shehlere kan pajtuar fise (gjakun).

Vepra patriotike

Redakto

Veprimtarine e tyre e kan kryer jo vetem ne Lumë, Malësi, Pukë, po edhe në Shkodër, Kosovë (Has - Gjakovë) Maqedoni dhe shume vende tjera. Këta Shehlerë kohë pas kohe kanë ndezur zjarrin e patriotizmit. Teqeja Âl-ijje Halvetîjje përbehet prej Semahanes (sale), Halvethanes sofat, kafe oxhakut, korridorit apo vendit veror.

Referime

Redakto
  1. ^ Clayer, Nathalie (1994). Mystiques, État et société: les Halvetis dans l'aire balkanique de la fin du XVe siècle à nos jours (në frëngjisht). BRILL. fq. 298. ISBN 9789004100909.