Çajë është rajon i veçantë historik dhe turistik që ndan kufirin administrativ të Kukësit me Dibër, por dhe kufirin shtetëror Shqipëri-Kosovë- Maqedoni, udhëtimi nga Kukësi zgjat më shumë se 4 orë në një rrugë që zvarritet në skërka mali, aq sa po të hedhësh sytë poshtë është lartësi. Prej këtij rajoni është dhe origjina e vezirit të njohur në Perandorinë Otomane Sinan Pashë Topojani.

Rajoni i begatuar i Çajës në Kukës

Reportazhi

Redakto

Sipas R. Hoxha : "Jemi në kufi nga 3 anë, vetëm një anë na lidh me Shqipërinë, jemi në mal", thotë Sulejman Ivani, shoferi që na jep gajret për të mos u frikësuar nga rruga, që duket sikur do ta përmbysë furgonin nga çasti në çast. "Në verë ne shohim gjysmën e Shqipërisë, se jemi më lart dhe me këtë krenohemi. Sa për të tjerat, shih e shkruaj", shton ai. Furgoni tundet në rrugën tërë gropa. Kur mbrrijmë, fshati duket i heshtur dhe nga shtëpitë e pakta të shpërndara nëpër mal duket sikur nuk pipëtin njeri. Bile as fëmijë. "Mos u çudit, Çaja është një fshat me shtrirje të gjerë, ndërsa banorët tani janë në punë pas dimrit të gjatë", thotë plaku Burim Ivani, që kthehet nga qendra e komunës, e cila quhet komuna Fshat. "Këtu miqtë janë të shumtë, bile më shumë dimrit. Janë hallexhjinj, se mysafirë pa halle rrallë e tek vijnë te ne. Edhe atëherë vijnë vetëm kandidatët e jo të tjerë dhe ata për interesin e votës", thotë 64-vjeçari. Fshati që jeton me blegtori Fshati me rreth 350 banorë po shkon duke u tkurrur. Kush mundet, largohet, mjaft të ketë pak para. Vexhi Shehu, mësues dhe ish-kryetar komune, thotë se dhe shkolla 9 vjeçare në këtë fshat tani ka klasa kolektive. "Thjesht ka rënë numri i nxënësve. Vetëm këtë 6 mujor janë larguar nga fshati 8 familje, e nuk është pak", thotë Vexhiu. Në Çajë, veç 9 mësuesve, gjithë familjet e tjera jetojnë me ndihmë ekonomike, pasi banorët nuk kanë toka produktive. Mesatarisht familjet që kanë mbetur, kanë jo më shumë se 200 metër katrore për frymë, ndërsa krenohen me kullotat e shumta që nuk ua prek kush në ato lartësi. Kjo i ka bërë që t'i përkushtohen blegtorisë. Çajanët janë të njohur në zonën verilindore për emigrimin e blegtorisë gjatë dimrit në zonën fushore. Çdo familje ka mbi 30 krerë të imta, ndërsa shumiça e familjeve mbarështrojnë mbi 80 krerë. "Blegtoria këtu është biznesi më fitimprurës", thotë Selman Matranxhi, 79 vjeç, ish punëtor në uzinën e bakrit, që në pension që nga viti '90, nuk i ndahet fshatit të lindjes, edhe pse banon në Kukës. "Në qytet s'kam çfarë të bëj, kurse këtu ndihmoj dhe fëmijët, dhe kaloj kohën. Në pranverë blej qingja, në vjeshtë shes dele", thotë gjysëm me shaka Selmani, që ka dy djem në emigracion. "Atyre ua kam hequr vizën, nuk kthehen më, kanë krijuar familje në Angli", thotë plaku. Në Çajë celulari punon, bile me të tre shtetet.

Dhëndërr në kohë të vështirë

Redakto

Si vend kufitar dhe malor, Çaja ka qenë vendkalimi për emigrantët dhe strehë e tyre. "Ehu, sa herë u kemi shpëtuar jetën djemve, duke qenë gati në të ngrirë në dëborë", tregon Mevlan Matranxhi, që shton edhe se "edhe i kemi kërkuar gjatë gjithë natës kur na është dhënë alarmi." Një ish-emigrant nga Puka, rrezikoi të ngrinte në dëborë kur kalonte për në Maqedoni, derisa e gjetën çajanët dhe i ofruan ngrohtësinë e tyre. "Ishte nëntori i vitit 2005, kur erdhi lajmi se 4 të rinj kishin mbetur në dëborë pa mundur të kalonin kufirin. Kemi dalë gjithë burrat e fshatit për t'i kërkuar. Pas 3 orësh i kemi gjetur gjysmë të ngrirë dhe i mora në shtëpi. Gëzimi ishte më keq. Ka qenë kjo ngjarje që e bëra dhëndër", tregon Hysniu.

Kufiri i pronës

Redakto

Çajanët kanë edhe ndonjë problem me miqtë matanë kufirit. Ata kanë toka të tyre edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni. "Është një problem ende i pazgjidhur, por tash ka ardhur koha të zgjidhet mes shteteve, se vetë banorët e pranojnë se është tokë e Çajës", thotë mësuesi, Vexhiu, që si kryetar i komunës u përpoq ta zgjidhte këtë problem. Pas rënies së regjimit komunist, tokat u ndanë edhe në Shqipëri, por çajanët e zgjidhën lehtë këtë problem. Pasi pyetën më të moshuarit, i vendosën pronat në kufijtë e vjetër.

Vende pelegrinazhi fetar dhe historik

Redakto

Sipas Shehzade Zamir Shehut Teqeja e Shejh Ali Qoban Babes eshte njekohshme me Teqen e Prizrenit Shejh Osman Baba, me Teqen Ohrit Shejh Mehmet Hajatiu, dhe me Teqen e Tiranës Shejh Muhamed Pazari Keto teqe jane Asitane me te drejt per te veshur pasardhes. Sheh Ali Qoban Baba udheheqesi i pare shpirteror i Teqes Halvetijje Çajë (Fshat) e ngriti teqen me 1110 h (1688-89) shih Nathalie Clayer Mistiques État société les Halvetis, fq 298. Sheh Ali Qoban Baba Ali, erdhi dhe u vendos ne çaje (fshat) ndersa dy vellezrit e tij vazhduan jeten ne Arren ku rrejdh fisi i Doçit.I ati i Shejh ALIS kishte dy djem binjak Elezin dhe Alin. Nena e te cileve u lavderua ne mes shoqeve te çezma se kam lind dy djem nje zabit e nje evlija… Elezi vazhdoi shkollat e fitoi titullin Aga e emrin Elez Bici. Aliu filloi veprimtarin e tij si bari i deleve (Çoban) ne bjeshket e fshatit dhe ne fushat e Selanikut ne periudhen e dimrit. Qe ne rini ju dha shume besimit islam. Me prova (Kur falte namazin me qellim qe delet te mos benin dem neper ara u vinte si shenje si cak kerlikun (shkopin) e tij ferexhen, qezofin ne njeren ane e ne anen tjeter falej vete. Nje are qe punohej nga 4 vete per 40 dite ai e punoi per 7 dite e per kete Halveti per teqen mbeti 7 dite nga urdhni i Hz Pirit.) u paraqit te Teqeja e Shejh Husein Serezi dhe mori dore (u shugurua) dhe me titullin e larte Shejh i tarikatit Halveti. Pas emrimit si Shejh, Shejh Husni Serezi e nis per te hapur teqen e tij te shkalles asitane ne Çajë (fshat) si teqe e rangut te pare Halvetije me te drejte per te vesh Shehlere te tjere qe te hape teqe te reja.

Gjenalogjia e tarikatit Halveti ne Çaje

Redakto

Përbëhet nga katër djemtë e Shejh Tahirit I (parë). Shejh Fetahu, Shejh Hysejni, Shejh Tahiri dhe Shejh Osmanin. Ne silsilen e lartepermendur kemi rendin e shelereve te Shjeh Fetahut djali i madh i Shejh Tahirit I.Rendi: Shejh Fetahu, Shejh Ibrahimi, Shejh Rustemi, Shejh Fetahu, Shejh Rrezaku, Shejh Emria, Shejh Rustemi. Rendi i shehlerve te Shejh Tahirit II: Shejh Muharremi,Shejh Rrahimi,Shejh Hysnia. Rendi i shehlerve te Shejh Osmanit: Shejh Osmani kishte te tre djemt te veshur: Shejh Alia, Shejh Sivari, Shejh Beqiri. Rendi i Shehlerve te Shejh Alis: Shejh Saliu, Shejh Jahja Shejh Abdullahi. Rendi i Shehlereve te Shejh Sivarit: Shejh Vahidi. Rendi i Shehlereve te Shejh Beqirit: Shejh Rexhepi, Shejh Beqiri, Shejh Muharremi, Shejh Beqiri. Teqet dhe Tyrbet e hapura nga Teqeja e Shejh Ali Qoban Babes jane: Teqeja e Shejh Ymerit Tetove. Tyrbja e Dervish Veselit Buzmadhe Kukes. Tyrbja e Dervish Luzhes Tropoj.

Aktiviteti arsimtar dhe atdhetar

Redakto

Veprimtarine e tyre Shehelerët e kanë kryer jo vetem ne Lumë, Malësi, Pukë po edhe ne Shkodër , Kosovë (Has-Gjakovë) Maqedoni dhe shume vende tjera.Këa Shehlerë kohe pas kohe kanë ndezur zjarrin e patriotizmit. Teqeja Âl-ijje Halvetîjje perbehet prej Semahanes (sale), Halvethanes sofat, kafe oxhakut, koridorit apo vendit veror.