Dhimitër Anagnosti një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit të kaluar, ka lindur në Vunorrethit të Vlorës23 janar 1936. Mbaroi shkollën e mesme "Ali Demi" në Vlorë, ku u dallua për prirjet e tij për letërsi. Studimet e larta i kreu me nota të shkëlqyera në Institutin Kinematografik "VGIK" të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin "Njeriu kurrë nuk vdes", një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961