Stampa:Hapat e parë



Në çdo faqe që keni hapur, nëse akoma nuk keni hyrë, mund ta bëni këtë gjë nëpërmjet nyjes për hyrje, që gjendet në këndin e djathtë lart të faqeve. Pasi që të keni shtypur nyjën ajo do të ju lidhë me faqen ku gjendet formularin i hyrjes. Nëse nuk keni një Llogari, duhet të hapni më parë një të tillë për të hyrë. Kjo bëhet duke shtypur nyjën për hapjen e llogarisë e cila do të ju lidhë me fletën Hyni ose hapni një llogari

Pamja e një faqe të Wikipedia-s, Faqja Kryesore
Kjo është faqja e hapjes së llogarisë, ka disa fusha që duhet të plotësohen.
1. Në këtë fushë fusni një nofkë të cilin do ta përdorni më tutje në Wikipedia.
2. Në këtë fushë fusni një të ashtu quajtur "fjalë kalimi", të cilën duhet ta mbani mend
3. Përsëritni fjalë kalimin
4. Kjo fushë është për personat që dëshirojnë paraqitjen e adresës së postës elektronike që përdorin
5. Nëse e harkoni fushë-kutin, nuk keni nevojë të plotësoni formularin e hyrjes gjatë vizitës së ardhshme. (Kjo vlen nëse shfletuesi që përdorni e ka mbajtur mend nofkën dhe fjalë kalimin)
6. Fjalën e shënuar duhet ta fusni në këtë fushë (kujdes! fjala duhet të jetë e përpiktë, mos i humbni shënimet)
7. Pasi të keni plotësuar fushat e nevojshme shtypni kutinë e etiketuar Hap një llogari e cila do të paraqes faqen Hyrje me sukses dhe me këtë mund të redaktoni seksionet dhe të ngarkoni fotografi e skeda.
8. Nyja Hyni është për përdoruesit që e kanë një llogari në Wikipedia

Vini Re! Hapja e llogarisë në Wikipedia, enciklopedi e lirë vlen për çdo projekt të Wikimedia-s, në çdo gjuhë. Për pjesët tjera Wikibooks, Wikiquote, Wikisource, Wikimedia Commons, etj., nuk është e nevojshme të hapen llogari të veçnta.

Paraqitja para përdoruesve Redakto

Paraqitja juaj para anëtarëve dhe përdoruesve të Wikipedia mund të bëhet në faqen e paraparë për këtë qëllim. Faqja në të cilën ju mund të paraqiteni për të njoftuar anëtarët me interesat tuaja dhe të dhënat tjera për ju, bëhet në faqet e hapësirës Përdoruesi. Për redaktimin e saj veproni si në figurat e më poshtme

 
Pamja pasi që të keni krijuar një llogari
1. Figura për Përdoruesin
2. Faqja e juaj apo saktësisht Përdoruesi:Nofka e dhënë
3. Fleta shtojcë në të cilën përdoruesit tjerë ju drejtohen juve për biseda e diskutime
4. Fleta e parapëlqimeve personale në të cilën mund të ndryshoni pamjet e faqeve ashtu si ju pëlqen apo ju përshtatet juve
5. Lista e faqeve që keni zgjedhur për të kontrolluara
6. Faqja që tregon redaktimet që keni bërë nën nofkën e llogarisë shërben për të ri-shikuar në cilat faqe keni kontribuar
7. Dalja nga llogaria
8. Pasi që të keni hyrë kjo ju kthen në faqen e mëparshme
a.) Shtypeni nyjen e nofkës suja (2).
 
Pamja pas shtypjes së nyjës së nofkës.
1. Me shtypjen në nyjën "redaktoni" do të hapet një faqe me fushën e redaktimit
2. Me shtypjen në nyjën "mbikëqyre" do të hapet një faqe në të cilën informoheni se ajo faqe është futur në listën e "faqeve të mbikëqyra" nga ju. Këto faqe në hapësira të ndryshme tregohen të dalluara nga faqet tjera
3. Me shtypjen në nyjën "diskutimet" do të ju hapet faqja e diskutimeve personale. Fletat e diskutimeve anë shtojca të se cilave faqe përpos atyre në hapësirën Speciale dhe përdoren për të biseduar rreth faqes amë
b.) Shtypeni redaktoni(1)
 
Pamja pasi që të keni shtypur "redaktoni"
do të ju paraqesë një fushë redaktimi me disa vegla që në të ardhmen do të ju ndihmojnë gjatë redaktimit si dhe me fushë për informim të shkurt përdoruesve tjerë për ndryshimet dhe veglat e regjistrimit, para-pamjes dhe krahasimit të ndryshimeve para regjistrimit
c.) Shkruani atë që mendoni se është e nevojshme që përdoruesit tjerë të dinë për ju
 
Pjesa e poshtme e pamjes pasi që të keni shtypur "redaktoni"
1. Plotësoni këtë fushë me një shënim të shkurtë për veprimin e juaj që keni ndërmend të regjistroni
2. Harkoni këtë fushë-kuti për të regjistruar redaktimin si të vogël (me më pak rëndësi)
3. Harkoni këtë fushë-kuti për të futur këtë faqe në listën e faqeve të mbikëqyra pasi që kjo është si ë themi faqja e juaj apo adresa në Wikipedia
4. Shtypni kutin e etiketuar "Kryej ndryshimet" pasi që të keni marrë vendimin që çdo gjë është në rregull dhe dëshironi të paraqitni punimin në internet
d.) Shtypeni nyjën Kryej ndryshimet (4)
 
Pamja pasi që keni regjistruar faqen
Me fat, fleta e paraqitjes personale dhe të dëshirojmë punë të mbarë për të cilën me siguri që të nevojiten njohuri së paku për krijimin e seksioneve
Nëse nuk keni kohë hapni faqen e juaj dhe shkruani titullin e temës në këtë formë [[Titulli i temës]] dhe regjistroni faqen e juaj si më parë dhe pastaj shtypni nyjën e krijuar. Në dritare që ju hapë nyja e krijuar filloni të shkruani për temën/artikullin aty ku ju nevojiten nën-tituj shkruani në këtë formë ==Nën-titulli== dhe keni parasysh që rregulla "ikja dy gishta" nuk është e nevojshme (së paku deri më tani)
Më shumë për redaktim gjeni në Wikipedia:Si redaktohet një faqe