Wikipedia diskutim:Fundjava e Wikipedias në Tiranë 2015/Arkivi 1
Latest comment: 9 vjet më parë by Mr. Pseudo in topic Stampa në faqet e diskutimit tek disa artikuj
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Fundjava e Wikipedias në Tiranë 2015/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Stampa në faqet e diskutimit tek disa artikuj
RedaktoMargott kishte krijuar një stampë (Stampa:WWT2015) dhe ajo + disa të tjerë e kishin vendosur në faqen e diskutimit të disa artikujve. Stampa u gris meqë krejt e panevojshme... më shumë reklamonte një ngjarje të jashtme që duket se nuk e prek fare punën këtu në wiki. -- Mr.Pseudo ▩ 24 dhjetor 2015 14:03 (CET)
- Mr.Pseudo stampa kishte shumë lidhje me Wikipedian dhe ishte krijuar për dokumentinin e eventit. Për të cilin kemi fituar nje grant nga Wikimedia dhe duhet të dorëzojmë një raport. Sapo të dorëzohet raporti të gjitha stampat do hiqen. Ju lutem riktheni stampen deri sa të dorëzojmë raportin. Margott (diskutimet) 24 dhjetor 2015 21:18 (CET)
- Stampa (Stampa:WWT2015) nuk kishte fare të bënte me punën rreth wikipedias këtu. Stampa ishte vendosur në faqen e diskutimit të një sërë artikujve, që që mua më duket e papranueshme, meqë ajo nuk ishte një stampë mirëmbajtje që të tregonte se si apo qysh duhet përmirësuar artikulli apo se qysh duhet zhvilluar diskutimi.
- Duhet të kuptosh se stampat në wikipedia kanë synimin e mbarëvajtjes së punës... Stampa që kishe krijuar ti nuk ishte e tillë. Je e lirë që të gjesh dhe përdorësh stampat e konsoliduara në wikipedia... apo nëse të duket se mungon ndonjë të shkosh dhe të marrësh ndonjë nga wikit që kanë më shumë eksperiencë se ne, si psh ajo angleze. -- Mr.Pseudo ▩ 24 dhjetor 2015 21:29 (CET)
- Ndërkohë që stampa https://sq.wikipedia.org/wiki/Stampa:User_WWT2015 mund fare mirë të qëndrojë, meqë ka të bëjë me faqet personale të përdoruesve... të cilat stampa udhëhiqen nga kritere të tjera pranimi, rreth meritës së të cilave nuk më intereson të flas tani. -- Mr.Pseudo ▩ 24 dhjetor 2015 21:33 (CET)
- Nuk me duket e arsyeshme grisja e stampes. Eshte e vertete qe stampa nuk tregonte se si do duhej te permiresohej artikulli, mirepo ajo ishte vendosur ne faqen e diskutimit dhe stampa te tilla te ngjashme gjen edhe ne Wikipedian angleze. Atje do te gjesh stampa, qe thjesht tregojne se ky artikull eshte pjese e nje X Wikiprojekti, pra qe nuk tregojne se si duhet te permiresohet artikulli apo te zhvillohet diskutimi. --Olsi (diskutimet) 24 dhjetor 2015 22:20 (CET)
- Stampat kanë të gjitha një funksion... ato që nuk kanë funksione mua më duken pa vend. Kush do të krijojë një listë të artikujve të krijuar prej tij/saj mund ta bëjë në faqen e vet personale - megjithëse artikujt këtu kur krijohen nuk janë pronë e askujt, ndaj edhe vendosja e stampave të tilla thjeshtë reklamuese është e pavend. Ka plot stampa të tjera, që eksizojnë apo mund të merren nga wiki më me shumë eksperiencë se ne që mund të adoptohen për të përmirësuar artikujt. -- Mr.Pseudo ▩ 24 dhjetor 2015 22:29 (CET)
- Nuk kam asgjë kundër stampave që kanë të bëjnë me tematikën specifike të artikujve, siç edhe e përmende ti psh tek wiki anglisht. Psh nëse artikujt kanë një tematikë të përbashkët, psh Informatika, mund të vihet stampa e një wikiprojekti të informatikës. E kështu me radhë për ekonominë, filozofinë, Monumentet e Shqipërisë, etj etj. Siç e kupton nga shembujt që të dhashë ajo stampë nuk ishte/është e këtij tipi. Nuk e di nëse e kupton ndryshimin...Olsi? -- Mr.Pseudo ▩ 24 dhjetor 2015 22:47 (CET)
- @Olsi. Siç po thoja wikiprojektet janë një grup pune rreth artikujve me tematikë të njëjtë, gjë që nuk është rasti që po diskutojmë. Ja një listë me wikiprojekte nga en.wiki: https://en.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:WikiProject_Directory/Science,_technology,_and_engineering_WikiProjects -- Mr.Pseudo ▩ 24 dhjetor 2015 22:59 (CET)