Xhamia e Cernicës (Minarja)
Xhamia e Cernicës (Minarja) është një monument i trashëgimisë kulturore në Cernicë, Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.
Xhamia e Cernicës (Minarja) | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Cernicë, Gjilan, Kosovë |
Ndërtuar | 1775 |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 96 |
Historiku
RedaktoXhamia gjendet në fshatin Cernicë, 8 km në jug-perëndim të Gjilanit. Sipas të dhënave të Bashkësisë Islame të Kosovës, përkatësisht Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, xhamia e Cernicës daton nga viti 1775. Xhamia ka shërbyer për ceremoni fetare myslimane. Gjatë luftës së viteve 1998-1999, xhamia është djegur nga forcat serbe. Nga xhamia e vjetër vetëm minarja ka mbijetuar.
Minarja ka bazament në formë katrore dhe trung në formë rrethor. Në pjesën e sipërme të trungut të minares gjendet galeria – sherefe e dekoruar me forma gjeometrike. Minarja mbulohet me kulm në formë koni – kylah, të mbuluar me llamarinë.
Është e ndërtuar nga gurët e latuar të lidhur me llaç gëlqeror, dhe e suvatuar nga jashtë. Relikte të këtilla, sikurse minarja e Xhamisë së Cernicës, pas luftës së vitit 1999, u ruajtën nga populli si një pjesë e historisë së dhimbshme për brezat e ardhshëm. Në vitin 2006 në vend të xhamisë së djegur u ndërtua një xhami e re, por minarja e vjetër u ruajt. Në vitin 2012 kjo minare është restauruar dhe qëndron pranë xhamisë së re si dëshmi materiale e historisë.
Referime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |