Xhamia e Isak-Beut ose me emrin tjetër Allaxha Xhamia (E Larme). Ndërtuesi i xhamisë, Ishak-Beu, ishte komandant i ushtrisë turke të stacionuar në Maqedoni, me seli në Shkup.

Allaxha Xhamia

Ai ishte i biri i të famshmit Jigit-Pashës. Ai konsiderohet në mënyrë të drejtë një nga donatorët më të mëdhenj që mundësoi ndërtimin e objekteve të shumta publike jofetare dhe islamike në Shkup, deri në gjysmën e parë të shekullit XV. Nga bëmat e tij të shumta, sot vetëm tre janë ende ekzistuese : Kervansarai Suli Han ; Xhamia e Ishak Beut (Allaxha Xhamia) dhe tyrbeja (dhomë varrimi) e Pasha-Beut, një prej djemve të Isak-Beut. Burimet historike konfirmojnë se ai gjithashtu ndërtoi një shkollë të madhe medrese, një dhomë strehim brenda Xhamisë Ishak-Beu (Allaxha), dhe objekte tjera publike.

Tyrbeja Pranë Xhamisë