Xhamia el-Umari ( Arabisht المسجد العمري ) është një xhami e hershme islamike në qytetin romak të Busrës, Siri . [1] U themelua nga Kalifi Umeri, i cili udhëhoqi pushtimin mysliman të Sirisë në vitin 636 të es, dhe u përfundua në fillim të shekullit të 8-të nga kalifi Jazidi II . Xhamia u rinovua në shekullin XII dhe XIII nga dinastitë Ejubite . [1]

Xhamia el-Umari (Busra)
Emri amëtar المسجد العمري
Pamje brenda xhamisë
LlojiArkitekturë Islame
VendndodhjaBosra, Siria
Ndërtuar721
Stili arkitekturorUmajade

Para se të shkatërrohej kjo xhami ishte një nga xhamitë më të vjetra në botë. Ajo shërbente si një ndalesë tjetër për udhëtarët, karvanët arabë në rrugët tregtare nëpër Siri dhe pelegrinët që udhëtonin për në Mekë. Udhëtarët përdorën oborrin qendror të xhamisë si një treg, si dhe një vend për të fjetur. Arkadat e xhamisë në anët lindore dhe perëndimore mbyllin këtë oborr qendror. Ana jugore e xhamisë kishte një arkade të dyfishtë që të çon në sallën e lutjes së xhamisë. [2]

Minarja katrore e xhamisë ishte një nga shembujt më të hershëm të minareve të stilit Umajad. Xhamitë në Damask dhe Halep kanë minare të ngjashme të stilit nga e njëjta dinasti.Ky stil i minares potencialisht u frymëzua nga kembanoret e kishave siriane. [3]

Dëmtimi i Busras filloi në vitin 2012, pasi predha dhe tanke shkaktuan dëme të konsiderueshme. Në vitin 2014, një raketë shkaktoi një vrimë në çatinë e xhamisë, dhe niveli i sipërm i xhamisë u shkatërrua gjithashtu. [4] Rrënoja nga xhamia janë shpërndarë rreth zonës së shkatërrimit, dhe ka edhe dëme raketash në zonën përreth. Në mars të vitit 2015, rebelët kapën Busrën nga qeveria siriane pas bombardimeve të rënda të qytetit dhe shkaktuan dëme të mëtejshme në zonë.

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Al-Omari Mosque Archnet Digital Library.
  2. ^ "Jami' al-'Umari | Inauguration of the restored prayer hall | Archnet". archnet.org. Marrë më 2016-06-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Minaret". Marrë më 2016-06-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Ancient History, Modern Destruction: Assessing the Current Status of Syria's World Heritage Sites Using High-Resolution Satellite Imagery". 2014-09-16. Marrë më 2016-06-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

32°31′18″N 36°28′58″E / 32.52153°N 36.48275°E / 32.52153; 36.48275