Xhamia në Vryqec
Xhamia në Vryqec është një monument i trashëgimisë kulturore në Vryqec, Dardanë, Kamenicë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".Xhamia e Vryçecit është ndërtuar në vitin 1826.[2].Kryesisht e ndërtuar me gurë , hatulla si element kontstruktiv dhe argjilë.Xhamia është e vendosur në mes të dy fshatrave , Vryçecit dhe Marovcës . Gjatë gjithë kësaj kohe nuk është shfaqur asnjë konflikt edhe pse të dy fshatrat e kanë përdorur për shërbime fetare.Xhamia është pa minare.
Xhamia në Vryqec | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Vryqec, Dardanë, Kamenicë, Kosovë |
Ndërtuar | 1826 |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 246 |
Përshkrimi
RedaktoKa një të veçantë krahasuar me xhamitë e tjera sepse sallës së lutjeve i prin një korridor i ngushtë , i cili anash ka dy dhoma.E e cila anash ka dy dhoma.Njëra dhomë kishte shërbyer për mësim-besimin e vijuesve , ndërsa tjetra për fjetje të imamit , nëse ai ishte nga ndonjë fshat tjetër. Murimi me gurë , gjerësia e murit prej 70 cm si dhe lartësia e objektit , që është e ulët se normal , flasin për një vjetësi të çmueshme. Brendia e sallës është e njejtë , sikurse tek xhamitë tjera.
Referime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ Kadriu, Sherafedin (14 nëntor 2016). Trashëgimia kulturore e rajonit të Gjilanit. Bibloteka kombëtare "Pjetër Bogdani". fq. 69. ISBN 978-9951-8760-3-2.
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |