Xhavit Beqiri
Xhavit Beqiri ( lindur më 21 gusht 1971, Koliq, Prishtinës ) filozof, shqiptarë nga Kosova.
Xhaviti mësimet e para i ndoçi në vendlindje, ndërsa ato të mesme dhe të larta në Prishtinë, ku edhe u angazhua si asistent për lëndën e gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike. Në ndërkohë ka magjistruar dhe shërben si asistent lëndës së edukatës në Fakultetin e Edukimit pranë Universitetit të Prishtinës. Përndryshe opinionit lexues i është paraqitur me punimet e tija nëpër gazetat siq janë "Bota Sot", "Kosova Sot", "Pavarësia" etj. Ndërsa për opinionin e gjërë u bë i njohur me ardhjen e tij në kabinetin e presidentit të Kosovës. Në ndërkohë aty është në postin e zëdhënsit dhe të këshilltarit për media. [1]
Tituj të veprave
RedaktoËshtë autor i tri botimeve me poezi dhe i katër librave diskursivë. Krijimet e tij janë prezantuar në disa antologji shqip dhe në gjuhë të huaja. Po ashtu, ka botuar një numër të konsiderueshëm analizash, recensionesh dhe esesh, në të cilat ka trajtuar dukuri të ndryshme (socio)linguistike dhe vepra të autorëve tanë e të huaj.
Burimi i të dhënave
RedaktoSHËNIM BIBLIOGRAFIK PËR XHAVIT BEQIRIN
Xhavit Beqiri u lind në Koliq të Prishtinës, më 21 gusht 1971. Aty mbaroi shkollimin fillor, kurse atë të mesëm e kreu në Prishtinë. Ka mbaruar studimet në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë. Po në këtë degë, më 2006, mbaroi edhe studimet postdiplomike dhe mori titullin magjistër i shkencave filologjike. Titulli i temës së tij të magjistraturës ishte Gjuha e Martin Camajt.
Më 6 maj 2002 është zgjedhur asistent për lëndën mësimore Gjuhë shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, kurse më 7 maj 2003 Bordi i Universitetit të Prishtinës e emëroi asistent mësimor në Fakultetin e Edukimit për lëndët: Gjuhë shqipe I dhe II. Më 2008, ai është rizgjedhur asistent po në Fakultetin e Edukimit, për të njëjtat lëndë.
Ai ka ligjëruar lëndët Sociolinguistikë, Semiotikë, Stilistikë gjuhësore, Shkrim akademik dhe Gjuhë amtare, në programet përkatëse të këtij fakulteti në Prishtinë dhe në Gjilan.
Xhavit Beqiri ka regjistruar studimet e doktoraturës në vitin akademik 2008-’09, në Degën e Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Filologjisë të UP-së. Më 30 mars 2010, e ka paraqitur kërkesën për lejimin e punimit të tezës së doktoraturës Veçoritë gjuhësore e stilistike të “Lahutës së Malcis” të Gjergj Fishtës (mentor Akademik Rexhep Ismajli), të cilën e ka mbrojtur më 20. V. 2014.
Në shtator 2016, u zgjodh profesor asistent për lëndët: Strategjitë dhe metodat e shkrim-leximit, Kultura e të folurit, Zhvillimi i gjuhës dhe komunikimi dhe Gramatikë e zbatuar, në Fakultetin e Edukimit. Ai ligjëron edhe lëndën Kulturë shkrimi në programet master të këtij fakulteti. Xh. Beqiri aktualisht është përgjegjës i Programit Master i Mësimdhënies në gjuhë dhe letërsi shqipe.
Ka qenë gazetar i kulturës, përkatësisht redaktor, në disa të përditshme tonat, siç janë: “Bota sot”, “Dardania”, “Kosova sot” dhe “Pavarësia”. Ka qenë njëri ndër nismëtarët e themelimit të revistës së studentëve “Fryma” të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë. Disa vite me radhë, ai ka qenë redaktor i revistës për kulturë, art dhe letërsi “Fjala”. Beqiri është njëri ndër nismëtarët e themelimit të shtëpisë botuese AIKD (Asociacioni për Integrime Kulturore dhe Demografike). Ka qenë sekretar i revistës “Edukologjia” të Fakultetit të Edukimit.
Krijimet poetike të Beqirit janë përfshirë në antologjinë “I kujt je Atdhe?” të përgatitur nga Ali Podrimja, të botuar më 2003 në Prishtinë, në antologjinë “Un alfabet al poeziei albaneze" (Një alfabet i poezisë shqipe), të botuar më 2003 në Bukuresht, me përkthim rumanisht dhe përzgjedhje të Ardian Kristian Kyçykut, në antologjinë “Një gur i çarë”, të botuar nga ShB “Rozafa”, Prishtinë, 2005, e cila është botuar edhe në gjuhën angleze, me titullin “A Split Stone”, më 2006, si dhe në antologjinë “Simfonia e qëndresës”, të botuar nga “Ditët e Naimit”, Tetovë 2008.
Që nga viti 1994, kur botoi librin “Lutje për njeriun” është vazhdimisht i pranishëm në letrar shqipe, qoftë me botime poetike, qoftë me vështrime, recensione dhe ese, në të cilat trajton dukuri të ndryshme (socio)lingiustike, letrare dhe vepra të autorëve tanë e të huaj.
Në kuadër të veprimtarisë së tij krijuese e kulturore, Xhavit Beqiri ka marrë pjesë në manifestime të ndryshme ndërkombëtare, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Libri i tij, Lahuta... e Fishtës/ Gjuhë dhe stil, është vlerësuar me çmimin kombëtar “Ibrahim Rugova” për veprën më të mirë të vitit në fushë të studimit letrar dhe eseistik, ndërsa poezia “Molla e jetës” ka marrë edhe çmimin “Agim Ramadani” në manifestimin “Takimet e Dom Mikelit”.
Xhavit Beqiri është i martuar dhe ka katër fëmijë. Jeton në Prishtinë.
XHAVIT BEQIRI KA BOTUAR KËTA LIBRA:
Lutje për njeriun, poezi, ShB “Fjala”, 1994.
Magjia e shtangies, poezi, ShB “Rilindja”, 1997; ribotuar më 2007 nga ShB “AIKD.
Liria e leximit, studime dhe ese, ShB “Rozafa”, 2000.
Shën Vjeshta, poezi, ShB “AIKD”, 2002.
Gjuha dhe Letrat, studime dhe ese, ShB “AIKD”, 2005
Gjuha dhe stili i Martin Camajt, studim, ShB “AIKD”, 2007
Letra shqiptare, studime dhe ese, ShB “AIKD”, 2008
Identiteti gjuhësor dhe globalizimi, studime, ShB “Drita, 2012
Cogito, poezi, ShB “Buzuku”, 2015
Lahuta... e Fishtës / Gjuhë dhe stil, monografi, ShB “Konica”, Prishtinë, 2015.
Është bashkautor i monografive Presidenti Rugova (2007) dhe Presidenti Sejdiu (2010), të dyja botime të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.
XHAVIT BEQIRI KA MARRË PJESË NË KËTO KONFERENCA DHE SEMINARE SHKENCORE:
1. Konferenca ndërkombëtare “Evropianizimi në kontekst të globalizimit - Kroacia 2009” (Europeizacija u kontekstu globalizacije – Hrvatska 2009), mbajtur në Zagreb, 26–28 tetor 2007, në të cilën ka paraqitur referatin “Identiteti, globalizimi dhe evropianizimi - një shikim nga Kosova” (Identitet, globalizam i europeizam – jedno kosovsko videnje), që është botuar në numrin 23, të tetorit 2008, të revistës “Glas PanEurope” (Zëri i PanEvropës).
2. Seminari XXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, gusht 2008, në të cilin ka lexuar kumtesën “Identiteti gjuhësor dhe globalizimi”.
3. Seminari XXVIII për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, të mbajtur më 2009, ai ka paraqitur kumtesën “Veçantitë stilisitike-gjuhësore të poezisë së Eqrem Çabejt”.
4. Seminari XXIX (gusht, 2010), Beqiri u paraqit me kumtesën “Mjetet e informimit – portë e hapur e huazimit të tërthortë/kulturor”
5. Seminari XXX (gusht 2011), Xh. Beqiri është paraqitur me kumtesën “Stilistika gjuhësore dhe tekstet shkollore”, në të cilën, përveç traditës së hulumtimit stilistik, ai ka hetuar edhe trajtimin e Stilisikës së gjuhës në institucionet shkollore në Kosovë.
6. Po më 2011, më 3 dhe 4 tetor, ai ka marrë pjesë në Seminarin V Ndërkombëtar të Albanologjisë, të mbajtur në Tetovë dhe Shkup, tema bosht e të cilit ishte Sfidat e kulturës shqiptare në shekullin e ri . Në bashkautorësi me prof. dr. Bahtijar Kryeziun, atje Beqiri është paraqitur me kumtesën “Elementi kristian në onomastikën e Anamoravës – dëshmi e autoktonisë shqiptare”.
7. Ndërsa, më 4 dhe 5 nëntor 2011, ai ka marrë pjesë në Konferencën shkencore ndërkombëtare “Studimet sociolinguistike në Shqipëri – trashëgimia, gjendja dhe perspektiva”, e cila është mbajtur në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës. Në këtë konferencë, ai është paraqitur me kumtesën “Gjuha standarde në diskutimet e sotme”.
8. Në Seminarin XXXI për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, të mbajtur në Prishtinë, gusht 2012, Xh. Beqiri ka lexuar kumtesën me titull “Camaj - Mërgimi i gjuhës”, në të cilën ka analizuar pikëpamjet e gjuhëtarit dhe shkrimtarit të shquar shqiptar, Martin Camaj, për rrjedhat e standardizimit të shqipes..
9. Në Seminarin e vitit 2013 (Seminari... XXXII), ai ka marrë pjesë me kumtesën “Të folmet e Shkodrës sipas dialektologes A. V. Desnickaja”, në të cilën ai ka shtjelluar argumentet gjuhësore e kulturore mbi të cilat kjo studiuese e mbështet tezën e saj për të folmet e Shkodrës dhe për ndarjet e tyre, pa i lënë anash as vërejtjet e disa albanologëve tanë që janë marrë me këtë çështje.
10. Po këtë vit (shtator, 2013), Beqiri ka marrë pjesë në Seminarin VII Ndërkombëtar të Albanologjisë në Tetovë (USHT), në të cilin (në bashkautorësi me prof. dr. Bahtijar Kryeziun), është paraqitur me kumtesën “Rreth dykuptimsisë së disa fjalëve dhe shprehjeve gjuhësore ndërmjet shqipes dhe serbishtes”.
11. Në Seminarin XXXIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare (gusht, 2014), ai ka marrë pjesë me kumtesën “Arshi Pipa për politikën e gjuhës në Shqipërinë socialiste”.
12. Në Seminarin XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare (gusht, 2015), ai është paraqitur me temën “Latenca e panatyrshme e shqipes”.
13. Në konferencën shkencore “Martin Camaj – letërsia tjetër”, të mbajtur në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, më 15. X. 2015, ka paraqitur kumtesën “Martin Camaj – Leximet e Prishtinës”.
14. Në Seminarin XXXV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare (gusht, 2016), është paraqitur me temën “Gjuha standarde dhe dialektet – rasti i shqipes”.
BOTIME TË TJERA:
Xhavi Beqiri ka botuar edhe një vistër të tërë tekstesh të tjera teorike, në revista shkencore, ndër të cilat veçohen:
1. Vepër e rëndësishme në studimet tona gjuhësore, recension i botuar në revistën Gjurmime albanologjike/ Seria e shkencave filologjike, 41/2013.
2. Sinonimia sintaksore në Lahutën e Malcís, punim studimor i botuar në revistën “Filologji” të Fakultetit të Filologjisë të UP “Hasan Prishtina”, nr. 20, 2013.
3. Mënyrat emocionale të foljeve në Lahutën e Malcís, punim studimor i botuar në revistën Gjurmime albanologjike/ Seria e shkencave filologjike, 42/2014;
4. Shefkije Islamaj: Gjergj Fishta (Gjuha dhe stili I, II), Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2012. Recension i botuar në revistën e studimeve filologjike të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2014;
Po ashtu, ai ka botuar edhe këto recensione që kanë dalë në numrin 2 – 2001 të revistës “Jeta e re”:
1. Etëhem Haxhiademi, Vepra 1
2. Mehdi Frashëri, “Vepra” / Nevruzi – Tradhëtia
3. Vinçenc Prenushi, “Gjeth e lule”
4. Sabri Hamiti, “Bioletra” / Një teori e shkrimit dhe e leximit
5. Zejnullah Rrahmani, “Romani për Kosovën”
6. Xhemajl Mustafa, “Një lutje për Prishtinën”
7. Fatos Kongoli, “I humburi”
8. Kujtim M. Shala, “Lasgushi i përjetshëm”
9. Ymer Llugalliu, “Poshtë iluzionet”
10. Xhavit Aliçkaj, “Lahuta e malcis e Gjegj Fishtës”
Ndër titujt e shumtë të shkrimeve teorike, të eseve, recensioneve dhe vështrimeve të Xhavit Beqirit, të botuara në revistat dhe të përditshmet tona, mund të veçohen:
1. Poeti i shiut, recension, Fjala, 25 shtator 1994
2. Fati i njeriut të mbretërsisë së letrave, ese, “Fryma”, qershor 1995
3. Jo të gjithë ata që botojnë libra janë shkrimtar, ese, 31. XII. 1995, “Bota e re”
4. Nuk ka poezi të arrirë që të mos jetë e sofistikuar, intervistë, “Bota e re”, 29 tetor 1997
5. Rikonfirmimi i individualitetit të formësuar poetik, recension, “Fjala”, nëntor-dhjetor, 1997
6. Analogjitë universale dhe mistifikimi i “të legjendarizuarve”, recension, “Fjala” prill, 1998
7. Tragjika dhe grotesku i ankthit ekzistencial, recension, “Fjala”, maj, 1999
8. Parodizimi i veseve të shëmtuara të ditës si skepsë poetike, recension, “Fjala”, shtator, 1998
9. Zjarri antik në Prishtinë, ese, “Kosova sot”, 29 shkurt 2000
10. Përfytyrimet apokaliptike sipas Northrop Frajit, studim, “Fjala”, shkurt-mars, 2000
11. Yjet e paqena, ese, “Fjala”, prill, 2000
12. Gjuhësi: Burimësia e së folmes së arbëneshëve të Zarës, recencion, “Kosova sot”, 6 maj 2000
13. Koncepti i Rolan Bartit për Semiologjinë, studim, “Fjala”, maj-qershor, 2000
14. Aspirimi për një lexues-krijues, anketë, “Zëri”, 30 qershor 2000
15. Libri – botimi dhe leximi, vështrim, “Fjala”, korrik, 2000
16. Shkrimtarët vdesin në vetmi, ese, “Fjala”, tetor, 2000
17. Mrekullia e Xhemajl Mustafës, ese, “Fjala”, nëntor-dhjetor, 2000
18. Katandisja e gjuhës, vështrim sociolinguistik, “Bota sot”, 8 dhjetor 2000
19. Lasgushi poet – z. Rrahmani prozator i shekullit XX, anketë, “Zëri”, 17 shkurt 2001
20. Për gjuhën të vendosin gjuhëtarët, vështrim linguistik, “Bota sot”, 20 shkurt 2001
21. “Tekste të vjetra” – një çelës për njohje shkencore të filleve të shkrimit shqip, recension, “Bota sot”, 2001
22. Burimet e semiotikës/ Nga Pirsi te Eko, studim, “Bota sot“, 9 maj 2001
23. Gjuha shqipe përpara „invazionit“ të fjalëve të huaja, vështrim, “Bota sot“, 23 maj 2001
24. Seminari XX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, vështrim, gusht-shtator, 2001
25. A po humbet beteja për albanologjinë?!, vështrim linguistik, “Bota sot”, 19 dhjetor 2001
26. Libra të rinj, kritikë letrare, “Fjala”, tetor 2001
27. Vetëdija e koduar – ose labirinti i absurdit totalitar, recension, “Fjala”, mars 2002
28. Libra të rinj, vështrim letrar, “Fjala”, mars 2002
29. Tragjikomedia pa epilog, ese, “Bota sot”, 2 prill 2002
30. Disa shpikje gjuhësore të radiotelevizioneve tona, vështrim sociolinguistik, “Bota sot“, 17 qershor 2002
31. Nën pushtetin e gjuhës, vështrim sociolinguistik, “Fjala”, dhjetor 2002
32. Arti i shkrimit, ese, “Fjala”, prill 2003
33. Elegji për Çamërinë, recension, “Fjala”, shtator 2003
34. Krijuesi dhe politika(ni), ese, “Pavarësia”, 17 prill 2004
35. “Zemërimi i Zotit”, ese, “Pavarësia”, 15 maj 2004
36. Gjuha “e pastër” - nuk ekziston, vështrim sociolinguistik, “Fjala”, korrik-gusht, 2004
37. Letra e Konicës, ese, “Pavarësia”, 17 korrik, 2004
38. Shijet dhe “ngjashmëritë”, (ese), 11 shtator 2004
39. Çështje fonostilistike të veprës së M. Camajt, studim (Stilistikë gjuhësore), “Fjala”, tetor 2004
40. Pashku – maestroja i harruar, ese, “Pavarësia”, 30 tetor 2004
41. Rinjohja gjysmake ndërshqiptare, ese, “Pavarësia”, 4 dhjetor 2004
42. Stilistika: Gjuha dhe Letërsia, (teori), “Fjala”, dhjetor 2004
43. Këndi i librit: Kujtim M. Shala: Miniatura; Vehbi Miftari: Modelet e kritikës; Nysret Krasniqi: Libri i Pashkut, vështrim, “Bota sot”, 4 dhjetor 2005
44. Vepër e veçantë në botimet tona shkencore onomastike, recension, “Bota sot”, 24 prill 2006
45. Ibrahim Rugova: Çështja e Kosovës, recension, “Bota sot”, 19 qershor 2006
46. Vepra që shenjojnë (përtej)kohë, vështrim kritik, 3 nëntor 2006
47. Vështrim për librin “Dardani a Shqipëri etnike” të Gani Mehmetajt, recension, “Bota sot”, 23 mars 2007
48. Martin Camaj – stilist brilant i shqipes, studim, “Pro Cult”, gusht 2007
49. Mes skepsës dhe shpresës, recension, “Bota Sot“ 18 dhjetor 2007
50. Çabej – veçantitë stilistike, “Bota sot”, 26 maj 2008
51. Identiteti dhe globalizimi, studim, “Kalendari letrar”, 31 shtator 2008
52. Identitet, globalizam i europeizam – jedno kosovsko videnje, “Glas PanEurope”, Zagreb, nr. 23, tetor 2008
53. Bibla e At Zef Pllumit, recension (në dy vazhdime), “Bota sot”, 10-11 dhjetor 2008,
54. Vangjel Koça, frymëzues i shqiptarizmës, recension (në tri vazhdime), “Bota sot”, 14, 15 dhe 16 dhjetor 2008.