Xhemë Karadaku
Xhemë Karadaku u lind në fshatin Ranatoc të Karadakut të Preshevës.Është shkrimtar shqiptar. Xhemë Karadaku shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Preshevë, ndërsa fakultetin në Prishtinë.
Bashkëpunon me revista e portale të shumta në gjuhën shqipe, ku ka publikuar një numër të madh të poezive, tregimeve, humoreskave dhe enigmave të rimuara. Ishte anëtar redaksie i Revistës "Jehona" në Preshevë, ishte redaktor i revistës për fëmijë "Ylberi" në Gjilan dhe një periudhë ishte anëtar i Redaksisë në revistën për Enigmatikë “Horizonti” në Gjilan. Është autor i njëzet veprave letrare dhe publicistike. Është autor i qindra enigmave të rimuara, të cilat i botoi në librat “Gjej e qesh” dhe “Zgjidh e Zgjidh” (botim elektronik).
Është prezantuar në Leksikonin e shkrimtarëve për fëmijë, të përpiluar nga shkrimtari i njohur Odhise Grillo, në Antologjinë mbarëkombëtare të Letërsisë për fëmijë "Lule për lulet" të botuar në vitin 2014 dhe në Antologjinë e poezisë për fëmijë "Bardhavera", Prishtinë, 2020, të përpiluar nga shkrimtari Jonuz Fetahaj.
Në vitin 2014, libri me poezi për fëmijë "JAM I MADH" u nderua me çmimin "Ymer Elshani" nga Karvani Letrar "Agim Deva" si libri më i mirë i botuar në Kosovë. Ky libër u botua edhe në versionin audiobooks, nga Audiobooks.al (https://audiobooks.al/book-author/xheme-karadaku).
Në konkurse të ndryshme letrare, në Kosovë e më gjerë, është fitues i shumë shpërblimeve për poezi, tregime dhe humoreska.
Është pronar i Shtëpisë Botuese “URA”[1], Prishtinë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton dhe punon në Prishtinë.
Veprat:
Redakto- Legjendë e re, 1992
- Natë mbi mua, 1994
- Gjej e qesh, 1994 (libër me enigma)
- Pse iu kall mjekra gjyshit, 1995
- Zvarranikët, 1995
- Trimi më i madh në botë, 1999
- Kalikuse, kalikuse a ma gjen një nuse, 2000
- Ëndërr me ëndrra, 2000
- Feniksi nuk është ndryshe, 2000
- Lavjerrësi i kohës, 2002
- Histori për një dashuri, 2003
- Lojë në Trojë, 2003
- Nipi i Don Kishotit, 2005
- Fuqia Hyjnore, 2009, 2010
- Flakadani i lirisë - Monografi për dëshmorin Xhavit Kozhani, 2010
- Bozanska moc, 2011
- Lojë me fjalë, 2011
- Lojë me fjalë, 2013 botim i plotësuar (Shkup)
- JAM I MADH, 2014 (libri më i mirë në Kosovë për vitin 2014)
- Dhjetë me yll, poezi për fëmijë, 2019[2]
- Jam i madh (audiobooks), 2020[3]
- Portret i Çuditshëm, ilustrim për fëmijë, 2020. [4][5]
- Lazdrani, tregime për fëmijë, 2020
Çmimet letrare:
RedaktoNë konkurse të ndryshme letrare, në Preshevë, në Kosovë e më gjerë, është fitues i shumë shpërblimeve letrare, ndër të cilët do veçuar:
• Sëmundja bashkëkohore, tregim satirik, çmimi dytë, Bota e Re, 1989
• Hapësirë e akullt, tregim për të rritur, çmimi i parë, Flaka e Janarit, 1994
• Polemika, poezi për fëmijë, çmimi i tretë, Flaka e Janarit, 1994
• Pastrimi i mendjes, tregim satirik, çmimi i parë, Bujku, 1994
• Dashamirë, ju faleminderit, tregim satirik, çmimi i dytë, Bujku, 1994
• Në dosjen tënde, poezi satirike, çmimi i tretë, Bujku, 1994
• Vdekja duke qeshur shqip, tregim për të rritur, çmimi i parë, Flaka e Janarit, 1995
• Nuk di si ndodhi, poezi për fëmijë, çmimi i tretë, Flaka e Janarit, 1995
• Intelektual i pavarur, tregim satirik, çmimi i tretë, Bujku, 1997
• Lavjerrësi i kohës, tregim për të rritur, çmimi i parë, Flaka e Janarit, 2000
• Të hëngërt macja, tregim për të rritur, çmimi i parë (ndahet), Flaka e Janarit, 2000
• Legjenda për Sukën, tregim për të rritur, çmimi i tretë, Flaka e Janarit, 2000
• Letra, tregim për të rritur, çmimi i parë, Manifestimi Kulturor “Kadri Kadriu” - Podujevë, 2001[6]
shih edhe
RedaktoStampa:Infobox persongrafi-cung
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2016. Marrë më 20 janar 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://issuu.com/urabooks/docs/dhjete_me_yll_libri
- ^ "Xhemë Karadaku". Audio Books. Marrë më 2021-05-30.
- ^ https://issuu.com/urabooks/docs/portret_i_cuditshem-_xheme_karadaku
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2016. Marrë më 28 shtator 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2016. Marrë më 28 shtator 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
8. Agmia, Revistë Letrare-Kulturore, nr. 5, 2001, faqe 42-67