Ranatoci
Ranatoc (serbisht: Ранатовце/Ranatovce) është fshat në komunën e Preshevës, Serbi. Ranatoci, sipas ligjit për ndarjen administrative territoriale të Serbisë deri në vitin 1947, ka qenë në kuadër të rrethit të Gjilanit (KPV Pogragja), ku ishte edhe vendbanimi Magjerë, si dhe vendbanimet Kijevë, Stanec, Sefer, Peçenë, Depcë dhe Caravajkë.[1]
Ranatoc | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 65 |
Gjeografia
RedaktoFshati shtrihet thellë në brendësi të Maleve të Karadakut dhe kufizohet me fshatrat kufitare të Kosovës, në anën veriore me fshatin Kokaj, në lindje me fshatin Sllubicë e në perëndim me fshatin Myqybabë.
Ranatoci sikur të mos ishte kufiri i cili e ndanë nga fshati Kokaj një lagje e tij, do t'i takonte fshatit Kokaj. Pra nga kjo shihet se Ranatocin e përbëjnë tri lagje ajo e Seferëve, banorët e së cilës janë të ardhur nga fshati Sefer, lagjja tjetër të cilën shumë kush e quan edhe lagje e Klaiqëve, të dëbuar me 1877/78, 4 (katër) familje nga Kokajt dhe nje familje Dragodeli (njihet si familja e Sahit Dragodelit), pastaj për shkak të afërsisë nga gjaku me Kokajt i llogarisin edhe si Kokaj, të cilët banorë janë muhaxhir të ardhur nga Klaiqi dhe Vranoci Vranjes dhe i Lebanës dhe janë të afërm të Kokajve, ndërsa lagjja e trete (më e vogël) prej tri shtëpive të cilët këtu kanë ardhur nga Caravajka para gati 100 vjetësh. Përndryshe emri i vendbanimit Ranatoc është i imponuar nga pushteti serb i ardhur në këto troje, nga viti 1919. [2] Katund i komunës së Gjilanit, 18 km. larg tij, i shtrirë në Karadak. Ky vendbanim ka emërtime të ndryshme nga pushteti administrativ serb. Është një emër i ri i quajtur Inatoc për shqiptarët dhe emër tjetër Renatoc për muhaxhirët e Kokajve. Deri më 1999 ka pasur 15 shtëpi, kurse tani janë 4-5 sosh. Jamë dy tre: e Epërmja e mesme dhe e Poshtmja- [3]
Toponimet
RedaktoToponimet më të njohura në Ranatoc janë: Lejthishta, Varret e ‘’Mazëve” (vlenë të përmendet se këto varreza janë në qendër të fshatit dhe janë të vjetra dhe të panjohura), Imeridi, Goleshi, Kroni i Mines, Kroni i Haxhi Isahit, Zllatare e Vogël, Rrezja, Zllatare e Madhe, Peshenica, Arat e Sahitit, Mashalla, Kodra e Luleve, Fërkemi i Kalit, Kroni i Kopilit, Suravaci, Guri i Gjyrishecit, Ara e Kodrës, Sherekica, Përroni i Alisë, Dardhishta, Roga e Dredhëzave, Ara e Bunarit, Te Guri, Guri i Nrikllës, Kroni i Ftohtë, Mali Mullini i Dalipit Kokajt etj.
Demografia
RedaktoSipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 i ka pasë vetëm 83 banorë, ndërsa në vitin 1991 ka pasur 246 banorë. Ramje më të madhe të popullsisë ka pasë gjatë luftës në Kosovë dhe në Luginëne Preshevës ku popullsisa u dëbua në drejtime të ndryshme, bile edhe jashtë trojeve shqiptare. Vendbanimi nuk ka arritë të shtoj numrin e banorëve sepse banorët vazhdimisht, sikurse edhe fshatrat tjera të Karadakut, kanë emigruar në drejtim të qendrave të Gjilanit, Preshevës e edhe më larg.
Viti | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2002 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Popullsia | 138 | 163 | 190 | 196 | 148 | 246 | 83 |
Ekonomia
RedaktoRanatoci është vendbanim malor dhe popullsia kryesisht merret me blegtori e më pak me lavërtari e pemëtari. Në fshat janë vetëm 13 ekonomi familjare.
Kultura
RedaktoArsimi
RedaktoRanatoci ka dhënë shumë kuadro të shkollimit superior ndërkombëtar dhe vendor si: Mr.Sc.Muharrem Arifi Maxhistër në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci,Mr. Sc.Dafinë M Arifi e diplomuar në Master Financa në USA, Ali Arifi Inxhinier i Ndertimtarisë, Mr.Sc.Nora A Arifi e diplomuar në Master për financa në Suedi - Mr.Sc.Etleva A Arifi e diplomuar në studimet Master në Milano të Italisë në Arkitekturë, Dr.Valentinë Q Arifi- mjeke, Finik M Arifi - Arkitekt, Lorik Q Arifi - Arkitekt, Maltinë Q Arifi - Shkenca Politike, Entor A Arifi- Shkenca Kompjuterike, Blendinë Q Arifi - Dizajn Grafikë [Demir Behluli] piktor-dizajner dhe krijues letrar, Dr. prof. Ibrahim Behluli - antropolog, Dr. Ortodont Xhemail Behluli, Dr. stom. Gjelbrim Behluli, Jurist i dipl. Reshat Behluli, Mr. Lulzim Behluli farmacist, Inxh. i dipl. i Bujq. Dashnim Behluli, Inxh. i dipl. i Ndërt. Ali Arifi, Xhemë Karadaku (Xhemail Halili) -Inxhiner i makinerisë dhe krijues letrar, Msc. e Arkit. dhe Mr.Sci. e Arkeologjisë Drenushë Behluli, Inxh. i Kompjut. Dorlir Behluli etj.
Historia
RedaktoSipas Ligjit për ndarjen administrative territoriale të Serbisë deri në vitin 1947, në kuadër të rrethit të Gjilanit- ishin edhe vendbanimet Maxhere dhe Ranatoci (KPV Pogragja), si dhe vendbanimet Kijevë Stanevc, Seferi, Peçena, Depca dhe Caravajka.[4]
Shih edhe
RedaktoPërsonalitete
Redakto- Mulla Xhafer Aliu, Imam i Xhamisë ne Sllubicë
- Demir Behluli Piktor - shkrimtar
- Hetem Arifi, poet, mësuesë
- Dr. prof. Ibrahim Behluli - antropolog
- Xhemë Karadaku ( Xhemail Halili ) -Inxhinier i makinerisë dhe krijues letrar
- Mr. Muharrem Arifi Maxhistër në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, punon si Drejtor i Departamentit të Likuidimit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit në Prishtinë
- Ing. Ali Arifi, Biznesmen Pronar i Kompanise Ndertimore Tregetare Komfori ne Gjilan,
Referime
Redakto- ^ Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, dje sot dhe nesër, Instituti Albanologjik, Prishtinë 2014, faqe 59
- ^ [https://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/b/bc/MONOGRAFIA_FINALE.pdf%7CMuhaxhierët[lidhje e vdekur] e Kokajve
- ^ ^Ramadani, Nijazi (2012). Shtegtim ne histori. Gjilan: 2012. fq. 19.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) ^Shtegtim në histori -Monografia për Kokajt 1842-2012, - ^ Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, dje sot dhe nesër, Instituti Albanologjik, Prishtinë 2014, faqe 59, Arsim Ejupi, Fq.35
Lidhje të jashtme
Redakto
Bërçeci | Buhiçi | Bukuroci | Bukoci | Bushtrani | Cakanoci | Caravajka | Corrotica | Çukarka | Depca | Garja | Geraj | Golemidolli | Gosponica | Ilinca | Kurbalia | Laniku | Lerani | Magjera | Miratoci | Norça | Peçena | Rainca | Ranatoci | Rahovica | Savojeci | Seferi | Staneci | Strezoci | Svinishti | Shoshaja e Epërme | Shoshaja e Poshtme | Tërnava | Zhunica