Xhemal Pasha
Ahmet Xhemal Pasha (Turqishtja osmane: احمد جمال پاشا, Ahmet Cemâl Paşa; 6 maj 1872 - 21 korrik 1922), i njohur zakonisht si Xhamal Basha es-Saffa ose "Xhamal Pasha Gjaktari" në botën arabe, ishte një udhëheqës ushtarak osman dhe ishte një nga triumviratët e njohur si Tre Pashallarët që sunduan Perandorinë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore.
Ahmet Xhemal Pasha | |
---|---|
Lindur më | 6 maj 1872 Midilli, Perandoria Osmane |
Vdekur më | 21 korrik 1921 (50 vjet) Tbilisi, RSS Gjeorgjia |
Në aleancë me | Perandoria Osmane Emirati i Afganistanit (1920–1922) |
Vite shërbimi | 1893–1918 |
Grada | Gjeneral |
Njësia | Ministër i Marinës |
Në komandë | Ushtria e Katërt |
Punë të tjera | Revolucionar |
Xhemali u largua nga Perandoria Osmane së bashku me Talat dhe Enver Pasha. Ahmed Xhemal Pasha si udhëheqës i armatës së 4. turke fitoi në betejën e zhvilluar afër Gazës (Palestina) në mars/prill të vitit 1917. Ai u vra më 21 korrik 1922 nga komandantë armen, si pjesë e Operacionit Nemesis.