Talat Pasha
Mehmet Talat (Turqishtja osmane: محمد طلعت, Mehmed Talât; 1 shtator 1874 - 15 mars 1921) i njohur zakonisht si Telat Pasha (turqishtja osmane: طلعت پاشا; turqisht: Talât Paşa), ishte një nga triumviratët e njohur si Tre Pashallarët që de facto drejtuan Perandorinë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai ishte një nga udhëheqësit e Turqve të Rinj dhe qeverisi perandorinë gjatë Gjenocidit Armen, të cilin ai e nisi si Ministër i Brendshëm më 1915.
Mehmet Talat | |
---|---|
![]() | |
Vezir i Madh i Perandorisë Osmane | |
Në zyrë 4 shkurt 1917 – 8 tetor 1918 | |
Monark | Mehmed V Mehmeti VI |
Pasardhësi | Sait Halim Pasha |
Pasuar nga | Ahmet Izet Pasha |
Ministër i Financave | |
Në zyrë nëntor 1914 – 4 shkurt 1917 | |
Monark | Mehmed V |
Pasardhësi | Mehmet Xhavit Beu |
Pasuar nga | Abdurrahman Vefik Sayın |
Ministër i Brendshëm | |
Në zyrë 23 janar 1913 – 4 shkurt 1917 | |
Monark | Mehmed V |
Të dhënat vetjake | |
Lindur më | 1 shtator 1874 Kırcaali, Vilajeti i Edrenesë, Perandoria Osmane (tani Kardzhali, Bullgari) |
Vdiq më | 15 mars 1921 (46 vjet) Berlin, Gjermani |
Kombësia | Osman |
Partia politike | Komiteti "Bashkim e përparim" |
Bashkëshortja/et | Hayriye Talat Bafralı |
Si Ministër i Brendshëm, Telat Pasha urdhëroi më 24 prill 1915 arrestimin dhe dëbimin e intelektualëve armenë në Stamboll, shumica e tyre u vranë përfundimisht, dhe më 30 maj 1915 kërkoi Ligjin e Tehxhir (Ligji i Dëbimit të Përkohshëm); këto ngjarje çuan në gjenocidin armen.
Telat u largua nga Perandoria Osmane së bashku me Ahmet Xhemal Pasha dhe Enver Pasha. Ai u vra nga Soghomon Tehlirian në Berlin më 1921.