Xhemil Frashëri
Xhemil Frashëri (Pogradec, 1927 - Tiranë, 4 nëntor 2014) ka qenë partizan i angazhuar në radhët e LANÇ-it gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas çlirimit u angazhua në arsim si dhe historian shqiptar.
Biografia
RedaktoU lind në Pogradec në gusht të vitit 1927, i biri i Kahremanit të Eshref Frashërit, i ati ishte jurist.[1] Partizan në radhët e Çetës Partizane të Kolonjës, më pas – në Çetën Partizane të Dangëllisë – në Batalioni Partizan “Naim Frashëri” dhe, më në fund – në radhët e Brigadës VI Sulmuese Partizane. Mbas 29 Nëntorit të çlirimit të Atdheut kobntribuoi në shtypin ushtarak, pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik, pedagog në Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe, që nga viti 1979, do të ishte punonjës shkencor pranë Institutit të Historisë. U nda nga jeta në Tiranë më 4 nëntor 2014.
Botimet e Prof. Xhemil Frashërit:
1. Pushteti Popullor dhe vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. - 1983
2. Lufta e armatosur e popullit shqiptar (Thelbi, përmasat, vlerat dhe arritjet e saj. (Në 7 vëllime voluminoze)- 2003, 2005, 2007, 2007, 2008, 2010, 2011.
3. Trajtesa problemore të historisë, (Në dy vëllime voluminoze) - 2007
4. LANÇ dhe legjenda e luftës civile. - 2003
5. Shkrime të natyrës studimore dhe polemike për probleme historike, politike, filozofike etj. (Në dy vëllime voluminoze) - 2009
6. Çështje të materializmit dialektik. - 2009
7. Historia e LANÇ e Qarkut të Tiranës.
8. Historia e LANÇ e Qarkut të Gjirokastrës.
9. Re dhe diell. (Në dy vëllime) - roman historik - 2002
10. Ortekë. (Në dy vëllime) - roman historik - 2003, 2004
Referime
Redakto- ^ Frashëri, Alfred; Frashëri, Neki (2014). Frashëri në Historinë e Shqiperisë. Tiranë. fq. 127. ISBN 9789994323449.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)