Eshref efendi Frashëri[1] emri i të cilit figuron ndonjëherë edhe në trajtën Eshtref Beu[2] (Korçë, 15 tetor 1874 - Tiranë, 3 tetor 1938) ka qenë inxhinier[3] dhe politikan shqiptar. Në veprimtarinë e tij politike shquhet si firmëtar i Protokollit të Kapshticës dhe kryetar i legjislativit shqiptar.

Eshref Frashëri
Kryetar i Këshillit Kombëtar, (më 1924) Kuvendit Kushtetues
Në detyrë
1922–1923
Paraprirë ngaPandeli Evangjeli
Pasuar ngaPetro Poga
Në detyrë
1924–1925
Paraprirë ngaPetro Poga
Pasuar ngaKostaq Kotta
Drejtor-ministër i Punëve Botore
Në detyrë
30 janar 1920 – 14 nëntor 1920
Paraprirë ngaSami bej Vrioni
Pasuar ngaMehdi bej Frashëri
Të dhëna vetjake
U lind më15 tetor 1874
Korçë ose Frashër, Perandoria Osmane
Vdiq më3 tetor 1938
Tiranë, Mbretëria Shqiptare 1928–1939
Nënshtetësiashqiptar
Partia politikePartia Popullore
FëmijëtKapllani, Ismaili dhe Tomorri
Punësimiinxhinier, politikan

Biografia

Redakto

Eshrefi ishte pinjoll i trungut të Dulellarëve,[4] i biri i Kapllanit të Dyrmish bej Frashërit,[5] u lind në Korçë më 15 tetor 1874,[6][7] sipas burimeve të tjera ishte lindur në Frashërkazasë së Përmetit. Arsimin fillor e kreu në Korçë, ndërsa atë të mesmë e të lartë e vijoi dhe përfundoi për Inxhinieri Ndërtimi në Stamboll. Pas diplomimit punoi si inxhinier nëpër perandori. Në vitin 1913 kthehet në Shqipëri dhe pas një viti ishte ndër anëtarët themelues të "Krahut Kombëtar" dhe më tej kryetar i kësaj organizate,[8] që në jetën parlamentare të viteve 1920-'24 u njoh si Klika[9] për kundërshtarët politik.[10] Gjatë sundimit të Princ Vidit, më 28 qershor 1914 qe ndër themeluesit e Lidhjes "Për Atdheun e për Thronin" së bashku me Dom Nikollë Kaçorrin, dr. Ibrahim Temon, Abdyl Ypin, Gurakuqin, dr. Fahri Gjilanin dhe të tjerë.[11]

Më 15 korrik 1915 u arrestua nga malazezët, pasi rihynë në Shkodër, së bashku me Preng Pashën, Aqif Pashën, Sotir Pecin, Gurakuqin, Fejzi bej Alizotin, Muço Qullin, Çerçiz Topullin dhe oficerë të tjerë.[12] Në shtator të vitit 1919, Hasan bej Prishtina, Eshref bej Frashëri dhe Abdyl bej Ypi shtruan mendimin se në një vend të përshtatshëm, duhej zhvilluar një mbledhje, e cila duhej të përcaktonte qëllimet kombëtare dhe të krijonte një qeveri, që do të zëvendësonte atë të Durrësit. Për këtë kishin arritur të tërhiqnin mendimin e disa prej anëtarëve të parisë së vendit, si: Ahmet bej Zogut, Aqif pashë Elbasanit dhe Abdi bej Toptanit.[13] Dhjetorin e 1919, me zyrën e këshilltarit të ministrit të Punëve Botore Sami bej Vrioni, ngarkohet nga eprori i tij që të shkonte të merrte në dorë Korçën nga trupat franceze së pashku me oficerët Ismail Haki Tatzati, Meleq Frashëri dhe Xhavid Leskoviku. Pas mosarritjes së kësaj marrëveshjes, Eshrefi dha dorëheqjen nga dikasteri.[14]

Ka qenë ndër nismëtarët e thirrjes së punimeve të Kongresit të Lushnjes,[15] ku ishte caktuar si përfaqësues i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”[16] dhe i qytetit të Korçës.[1] Ishte ndër drejtuesit e kongresit dhe ndër figurat politike mbizotëruese së bashku me Zogun dhe Aqif Pashën.[17] Në qeverinë që doli nga punimet e kongresit ishte zëvendës i kryeministrit Sulejman bej Delvinës[2] dhe drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore.[13][17] U përsërit përpjekja për të marrë në dorëzim Korçën nga trupat franceze me qeverinë e dalur nga Kongresi i Lushnjës, Eshrefi si përfaqësues i Korçës në kongres, shpalli solemnisht bashkimin e Korçës me qeverinë e Tiranës dhe kryesoi delegacionin i shoqëruar nga Pandeli Cale, Tefik Panariti, Nikollaq Zoi, dr. Haki Mborja etj., që nënshkruan protokollin e Kapshticës.[1][18] Shërbeu si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 1921 deri më 1925,[8] gjatë zgjedhjeve të dhjetorit 1923 së bashku me Zogun u përpoqën të ndërtonin një parti kryesisht të vetën duke luftuar nga brenda Partisë Popullore ku deri atëherë ishin anëtarë.[19] Në muajt tetor-nëntor si kryetar i legjislativit shqiptar mori pjesë në dërgatën zyrtare me Xhafer bej Vilën dhe Nezir Leskovikun për në Turqi për të shprehur dëshirën e qeverisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-turke.[20]

Në vitet 1924-1925 ishte Kryetar i Senatit. Pas ardhjes së Zogut në pushtet me Triumfin e Legalitetit, Eshrefi u padit si themelues i një komploti kundër Zogut me qendër në Korçë më 5 maj të 1925[7] dhe si rrjedhojë dha dorëheqjen nga kryesia e Senatit dhe Zogu ia pranoi,[21] më tej vijoi të ishte anëtar i Senatit.[8] Gushtin e 1926 Zogu e dërgoi në Korfuz për të qëmtuar kundërshtarët politik.[7]

Më 1928 e deri më 1931 shërbeu si inspektor i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve Botore, pas kësaj zyre nga 1931 deri më 1938 ka qenë deputet.[8]

Më 2 qershor 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, si i fisit të Dulellarëve ishte pjesë shoqërimit të eshtrave të riatdhesuara të poetit dhe kushëririt të tij Naim Frashërit për në Teqenë Bektashie të Tiranës.[4]

Shkurtin e 1938 u emërua në bordin drejtues të kompanisë së pajisjesve elektrike Sita.[7] Ndërroi jetë papritmas më 3 tetor 1938 në Tiranë, ku u varros në varrezat bektashiane të qytetit.[8]

Referime

Redakto
  1. ^ a b c Vllamasi 2012, pp. 199-200.
  2. ^ a b Aubrey Herbert (2011). Bejtullah Destani; Jason Tomes (red.). Albania's Greatest Friend: Aubrey Herbert and the Making of Modern Albania: Diaries and Papers 1904-1923. I. B. Tauris. fq. 352. ISBN 978-1848854444. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (Akademia e Shkencave e RPSH); Universiteti Shtetëror i Tiranës (1981). Studime filologjike [Philological studies]. Vëll. 35. Tirana: Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. fq. 153. ISSN 0563-5780. OCLC 2268583. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  4. ^ a b Kastriot Bezati (2012), Cili ishte fati pasardhësve të familjes së Naim Frashërit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi: sëmundja e Naimit, vlerësimi i i Faik Konicës dhe jeta e vajzave të tij, ja trungu familjar i poetit të madh, Tirana observer. - p. 1032, 20 shtator, 2012, p. 10 - 11.
  5. ^ Frashëri, Alfred; Frashëri, Neki (2014). Frashëri në Historinë e Shqiperisë. Tiranë. fq. 126. ISBN 9789994323449.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  6. ^ Pearson, Owen (2004). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume I: Albania and King Zog, 1908-39 (në anglisht). Londër: I.B.Tauris. fq. 162nb. ISBN 978-1-84511-013-0.
  7. ^ a b c d Robert Elsie (2012), A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht) (bot. 2), fq. 149, ISBN 978-1780764313
  8. ^ a b c d e Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 124. ISBN 9789994356225.
  9. ^ Vllamasi 2012, pp. 324-325, 328.
  10. ^ Kruja, Mustafa; Margjokaj, P. Paulin (2006). Letërkëmbim (1947-1958). Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 75. ISBN 99943-34-47-6.
  11. ^ "Në vazhdim të numravet kujtimorë të XXV vjetorit të pávarsís komtare". Leka: 238. 1942.
  12. ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 129. ISBN 978-9928-140-54-8.
  13. ^ a b Vlora, Syrja bej (2013) [1921-1925]. Kujtime, nga fundi i sundimit osman në Luftën e Vlorës. Përkthyer nga Ali Asllani. Tiranë: Iceberg. fq. 180, 185, 324. ISBN 978-9928-4140-4-5.
  14. ^ Vllamasi 2012, pp. 167-168.
  15. ^ Sami Metalija; Enkeleda Metalija (2013-01-20), KONGRESI I LUSHNJES. Dossier (në anglisht), Gazeta Nacional, arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2014, marrë më 2014-02-08, Kjo ishte gjendja kur po mblidhej Kongresi I Lushnjes Mbajtja e Kongresit Më 1 janar 1920 komisioni i perbere nga patriotet Eshref Frasheri. Sheh Ibrahim Karbunara , Ferid Bej Vokopola e Nebi Sefa i drejtoi vendit thirrje për një mbledhje kombëtare. Mbledhja do te mbahej ne qytetin e Lushnjes.
    ...– Has e Lume: Ing. Eshref Frasheri...
  16. ^ Vllamasi 2012, p. 184.
  17. ^ a b Pearson 2004, pp. 137, 139.
  18. ^ Ioannis Kaphetzopoulos; Charalambos Flokas; Angeliki Dima-Dimitriou (2000), The struggle for Northern Epirus (në anglisht), Hellenic Army General Staff, Army History Directorate, fq. 355, 492, ISBN 9789607897404, OCLC 57226491, Eshref Frasheri was in town at this time with the mission of organizing the Albanian nationalist movement in the area. He took charge of the situation with the help of Albanian notables, and requested reinforcements from the government of Tirana. At the same time he attempted to assemble forces from the surrounding area. He also requested that the French commander transfer command of the area to the Albanians.
    ...Tirana learned the departure of the French army from Korytsa and dispatched the Minister of Transportation Eshref Effendy Frasheri. Upon his arrival, the union of Korytsa with the government of Tirana was proclaimed at a mass meeting.
  19. ^ Vllamasi 2012, p. 333.
  20. ^ Kaceli, Ilirjana (2013). "Vendosja e marredhenieve shqiptaro-turke gjate viteve '20 te shekullit e kaluar". Studime Historike. 3–4: 167–168.
  21. ^ Vllamasi 2012, pp. 313-314.