Mustafa Hilmiu[1] i njohur si Muço Qulli (Leskovik, 1887 - Shkodër, 17 korrik 1915) ka qenë veprimtar i çështjes kombëtar, gazetar dhe botues. U pushkatua me Çerçiz Topullin nga malazezët kur administronin qytetin gjatë Luftës së Parë Botërore.

BiografiaRedakto

Kreu studimet ne Stamboll per veterinari ne Baytar Mektebi (Shkolla e Veterinarisë)[2] dhe në Hukuk Mektebi (Shkolla e Drejtësisë).[3] Gjatë kohës që ishte student bashkëpunoi me të përkohshmen ArnavudDervish Hima botonte në Stamboll.[4]

Në vitet 1911-1912 botoi gazetën Drita në Manastir. Më 4 prill 1914 nxorri gazetën Populli në Vlorë,[1] të cilën më pas nisi ta botonte në Shkodër, njëherë si Drita e Popullit dhe sërish Populli.[5] Sejfi Vllamasi e përshkruan "organ i nacionalistëve, e subvencionuar prej Austrisë". U arrestua nga autoritetet ushtarake malazeze më 15 korrik 1915 dhe pas dy ditësh së bashku me Çerciz Topullin u pushkatuan fushën e Shtojit, pranë fshatit Golem të Shkodrës.[6]

Mustafa Qulli u shpall Deshmor i Atdheut ne vitin 2012.

ReferimetRedakto

  1. ^ a b Boriçi, Hamit (1997). Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997). Gjergj Fishta. fq. 47.
  2. ^ Doğan, Ümit (2019). "Arnavud Gazetesinin (1909-1912) Transkripsiyon ve Değerlendirmesi" (PDF). acikerisim.nigde.edu.tr (në turqisht). fq. 95. Marrë më 24 janar 2022.
  3. ^ Merlika, Eugjen (2012). Mustafa Kruja në historinë shqiptare. OMSCA-1. fq. 79. ISBN 9789928132192.
  4. ^ Doğan, fq. 539.
  5. ^ Saraçi, Heral (gusht 2015). "Mustafa (Muço) Qulli – Drita e Popullit" (PDF). Global Challenge nr. 3. IV: 66–73. ISSN 2227-8540.
  6. ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 127–131. ISBN 978-9928-140-54-8.