Dervish Hima
Dervish Hima.jpg
Dervish Hima
Lindi më 1872
Vendlindja Ohër, Perandoria Osmane
Vdiq më 13 prill, 1928
Vendvdekja Tiranë, Shqiperi
Kombësia Shqiptar
Profesioni Botuesi, Politikan

Dervish Hima (1872 - Tiranë, 13 prill 1928) ishte veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes Kombëtare.

Përmbajtja

JetëshkrimiRedakto

Lindi me emrin Ibrahim Mehmet NaxhiOhër në një familje pronarë tokash më 1875 , vdiq më 13 prill të vitit 1928Tiranë. Shkollën fillore e krey në Ohër. Ai ndoqi shkollën e mesme në Manastir dhe Selanik , dhe studioi mjekësi për dy vjet në Stamboll. Aty fillimisht mbështeti Lëvizjen e Re Turke , në kuadër të cilës filloi edhe të reflektojë edhe mbi çështjen Shqiptare.

VeprimtariaRedakto

Ishte atdhetar e publicist i Rilindjes Kombëtare, organizator i Kongresit të Bukureshtit, pjesëmarrës në Kongresin e Napolit, botues i gazetës "Arnautlluk" në Stamboll e më pas "Albania" në Zvicër.

Dervish Hima ishte një kundërshtar ekstrem i sundimit Osman në Shqipëri dhe autor i një numri të madh të thirrjeve manifestuese radikale për një luftë të mbarëkombëtare kundër Perandorisë Osmane. Si i tillë, lëvizjet e tij janë vërejtur me kujdes nga autoritetet Osmane, dhe për këtë u burgos disa herë. Si një njeri i njohur i Letërsisë Shqipe, ai u kthye nga Shkodra pas një mungese të gjatë në Europë dhe u arrestua për fjalimet e tija për shpresat e Shqipërisë dhe u burgos. [2] Në Bukuresht, ai redaktoi dhe botoi një gazetë jetë-shkurtër Pavarësia e Shqipërisë , e cila u shfaq në 1898 në Shqip, Frëngjisht dhe Rumunisht. Në muajin tetor të vitit të ardhshëm, ai ishte i detyruar të largohet nga Rumania për në Romë, ku bashkëpunoi me Mehmed bej Frashërin në Revistën dyjavore “Zën'i Shqipënisë”, e cila publikohej në Frëngjisht dhe Shqip.

Në vitin 1903, Dervish Hima botoi revisten dyjavore L'Albanie në Gjenevë, të cilën gjatë viteve 1905-1906 në Bruksel , ai vazhdoi ta botojë një herë në muaj. Në vitin 1909, ai ishte në Stamboll, ku drejtonte të përjavshmen “Shqipëtari-Arnavud” me Hilë Mosi, një revistë në Shqipe dhe Turke , e subvencionuar nga Austro-Hungaria. [1] Kjo revistë u botua derisa ajo u ndalua në fund të vitit 1910. [1] Hima ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në 1912-n mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe u zgjodh anëtar i Pleqësisë, ndërkohë shkroi e botoi këto libra: "Varri i liridashësve", "Pasqyra e krimeve të Sulltanit", "Një zë nga burgu në kohën e lirë", etj.

Jeta e mëvonshme

Dervish Hima mori një interes aktiv në jetën publike edhe pas pavarësisë së Shqipërisë në nëntor të vitit 1912. Në vjeshtë të vitit 1917, ai u emërua inspektor shkolle per rrethin e Tiranës nga autoritetet Austro-Hungareze, dhe në vitin 1920  ai u bë drejtor i parë i Zyrës Shqiptare të medias dhe lajmeve. [1] Hima vdiq në vitin 1928.

LiteraturëRedakto

ReferencaRedakto

 Dervish Hima

  1.  Robert Elsie. "Historical dictionary of Albania". Retrieved 30 July 2012.
  2. Jump up^ Miranda Vickers. The Albanians: A Modern History. Retrieved 30 July 2012.
  3. Jump up^ "History of Albanian People" Albanian Academy of Science.ISBN 99927-1-623-1

http://dualibra.com/wp-content/uploads/2011/10/Historical_Dictionary_of_Albania__Second_Edition.pdf