Xhaferr bej Vila
Xhaferr bej Vila (Frashër, 1888/1889 - Formia, Itali 30 prill 1938) qe nëpunës i Perandorisë Osmane dhe më pas i Shqipërisë, ministër, dhe diplomat shqiptar. Qe gjithashtu president i klubit të tenisit në Tiranë.
Xhaferr bej Vila | |
---|---|
Ministër i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 12 dhjetor, 1921 – 24 dhjetor, 1921 | |
Paraprirë nga | Fan Noli |
Pasuar nga | F. Noli |
Në detyrë 11 janar, 1933 – 16 tetor, 1935 | |
Paraprirë nga | Hysen bej Vrioni |
Pasuar nga | Fuat Asllani |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1888/1889 Frashër, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 30 prill, 1938 Formia, Itali |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | nëpunës, diplomat karriere |
Jeta
RedaktoLeu në Frashër të Përmetit më 1888 ose më 1889 në derën e Vilakëve, i biri i Tefik beut.
Kreu idadinë në Përmet dhe ruzhdijen në Janinë. Më 1911 u diplomua në shkollën e lartë administrative të Stambollit, "Mylkie". Dinte shqip, turqisht, greqisht dhe frëngjisht. Më 1911 nis stazhin në Ministrinë e Financave të Perandorisë, më pas kaloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku punoi gjer më 1921.
Me gjasë prej thirrjes së kunatit, Sulejman Delvinës, u kthye në Shqipëri për të kontribuar në hapat e para të administratës[1]. Emërohet sekretar i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme në dhjetor të 1921 dhe në qeverinë jetëshkurtër të Idhomene Kosturit mbajti postin e ministrit të Punëve të Jashtme. Nga viti 1922 dhe deri më 1929 qe sekretar i përgjithshëm i po kësaj ministrie[2].
Më 1924 është anëtar i komisionit kundër burokracisë. Më 1929 - 1932 ministër i Shqipërisë në Beograd dhe ministër joqendërues në Bukuresht. Më 1932 - 1933 do të shërbente si ministër i Shqipërisë në kryeqytetin e Greqisë. U rikthye në postin e ministrit të Punëve të Jashtme në qeverinë Evangjeli, 1933-1935. Misioni i tij i fundit diplomatik do të ishte si ministër i Shqipërisë në Romë, 1935-1938.
Vdiq aksidentalisht më 30 prill 1938, ngase avioni me të cilin po kthehej në Romë pas dasmës së Mbretit Zog, u rrëzua[2].
Referimet
Redakto- ^ Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Özdalga E., Late Ottoman society: the intellectual legacy, studimet SOAS/RoutledgeCurzon të Lindjes së Mesme. 3. Routledge. fq. 330. ISBN 0-415-34164-7
- ^ a b Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq. 249. ISBN 978 9943 56 22 5