Idhomeno Kosturi
Idhomene Kosturi (Korçë, 1873 - Durrës, 5 nëntor 1943) ishte veprimtar i çështjes kombëtare dhe politikan shqiptar. Ka qenë anëtar i dytë i Kishës Ortodokse Shqiptare dhe bëhet kreu i qeverisë shqiptare (12 dhjetor - 24 dhjetor 1921) pas kryengritjes së dhjetorit.
Idhomeno Kosturi | |
---|---|
Kryeministër | |
Në detyrë 12 dhjetor 1921 – 24 dhjetor 1921 | |
Paraprirë nga | Hasan Prishtina |
Pasuar nga | Xhafer Ypi |
Kryetar i Asamblesë Kombëtare | |
Në detyrë 4 nëntor – 5 nëntor, 1943[1] | |
Paraprirë nga | Lef Nosi |
Pasuar nga | Mihal Zallari |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1873 Korçë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 5 nëntor 1943 Durrës, Shqipëri |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Partia Popullore |
Punësimi | Politikan |
Jeta
RedaktoIdhomeno Kosturi, pinjoll i një prej familjeve më atdhetare në Korçë. Babai i tij, Jovan Kosturi, së bashku Orhan bej Pojanin kishin hapur shkollën e parë shqipe për Korçën, dhe botonin gazetën Drita, ndërsa i vëllai i tij, Spiro, ishte vrarë nga grekët në Selanik.[2]
Në 1909 Kosturi mori pjesë në Kongresin e Elbasanit, i cili mori vendime të rëndësishme në lidhje me sistemin e shkollimit shqip.[3] dhe, mbas kongresit, u bë arkëtar i komitetit “Përparimi”, i krijuar nga kongresi i Elbasanit.
Pas vitit 1913 u vendos në Durrës.
Ishte pjesëmarrës në kongresin e Durrësit dhe atë të Lushnjes. Po ashtu, ishte kryeministër në qeverinë e tranzicionit (12 – 24 dhjetor 1921).
Qe deputet i Korçës në zgjedhjet e 1 tetorit 1943. Fillimisht u zgjodh kryetar i komisionit të letërpërfaqësimeve dhe pasi kryetari i mëparshëm, Lef Nosi, u zgjodh anëtar i Këshillit të Naltë, u zgjodh kryetar i Kuvendit Kushtetues, më 25 tetor 1943. Për fatin e tij të keq, këtë detyrë do ta ushtronte shumë pak ditë, pasi do të gjente vdekjen nga një atentat komunist. Kuvendi Kombëtar i 1943-shit, shpalli të pavlefshme të gjitha ligjet dhe vendimet që ishin miratuar në periudhën 7 prill 1939 – 14 shtator 1943.
Rrëzoi “bashkimin personal” midis Italisë dhe Shqipërisë, të “vendosur” më 12 prill 1939 dhe akordet që rridhnin prej tij, i riktheu pavarësinë Shqipërinë së bashku me Statutin Themeltar të vitit 1928, si dhe shpalli botërisht asnjanësinë e Shqipërisë nga konflikti botëror. Siç dihet, më 16 qershor 1940, Këshilli i Epërm Fashist Koorporativ i kishte shpallur luftë shteteve, me të cilët ishte në luftë Italia, si Anglia dhe Franca.
Për të tronditur besimin e brendshëm në vend ndaj autoriteteve, si dhe qëndrueshmërinë politike, komunistët kryen disa atentate që prekën edhe deputetët e Kuvendit Kombëtar. Për të vrarë Idhomen Kosturin, njësiti gueril komunist i Durrësit ngarkoi të riun Kolë Laku, i cili e kreu vrasjen, sapo kryetari i Kuvendit po dilte nga shtëpia. Në mënyrë të papritur, ai qëlloi mbi Kosturin duke kryer kështu vrasjen e njërit prej autoriteteve më të larta në vend.[2]
Kryetari pasardhës i Parlamentit, Mihal Zallari, do t'i propozonte organit legjislativ që ish-sheshi "C. Ciano", i cili kishte marrë emrin e të atit të kontit Ciano pas 7 prillit 1939, të merrte emrin e I. Kosturit. Sipas shtypit të kohës, Kosturi la një pjesë të pasurisë së tij për ndërtimin e një azili pleqsh, dëshirë që nuk u përmbush dot.[1]
Referime
Redakto- ^ a b Dervishi, Kastriot (2010). Plumba Politikës - Historitë e përgjakjes së politikanëve shqiptarë. Tiranë: 55. fq. 129–131. ISBN 978-99943-56-43-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Dervishi K., Margaret Hezllak dhe shërbimi i saj ndaj çështjes shqiptare, 55, Nr. 6316, fq. 16-17, 17 dhjetor 2015.
- ^ Xhevat, Lloshi (2008), Rreth Alfabetit Të Shqipes, Logos-A, fq. 65, ISBN 978-9989-58-268-4, marrë më 23 nëntor 2012
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)