Xi Xhinping (Jinping, kinezçe: 习近平; 15 qershor 1953) është politikan kinez dhe President i Republikës Popullore të Kinës prej marsit 2013. Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

xi jinping
Xi Xhinping në tetor 2015

Jetëshkrimi Redakto

Xi Xhinping ka lindur në qershor të vitit 1953 në qytetin Fuping të provincës Shanxi. Filloi punë në janarin e vitit 1969, ndërsa u pranua në Partinë Komuniste të Kinës në janarin e vitit 1974. Është i kombësisë hane.

U diplomua në degën e edukimit ideo-politik e të studimit të teorisë marksiste të Institutit të Shkencave Humane e Shoqërore pranë Universiteti Qinghua. Më pas bërë ndjekur studimet pasuniversitare pa shkëputje nga puna dhe ka fituar gradën “doktor” në drejtësi.[1]

Xi Xhinping ka qenë udhëheqësi suprem i Republikës Popullore të Kinës që nga viti 2013. Programi i tij i qeverisjes ka përmirësuar jetesën e njerëzve dhe ka fituar mbështetjen e njerëzve. Ai ka arrestuar qindra mijëra zyrtarë të korruptuar në shtatë vitet e fundit, gjë që ka frenuar shtrirjen e korrupsionit në Kinë. Por ka edhe mendime të ndryshme që kjo është për të luftuar kundër kundërshtarëve politikë në emër të luftimit të zyrtarëve të korruptuar në të ardhmen.

Burime Redakto

  1. ^ Xi Jinping Arkivuar 11 maj 2013 tek Wayback Machine, Radio e Jashtme e Kinës, parë më 22 prill 2016.