Yann LeCun
Yann André LeCun (shqip Jan Andre LeKën) (lindur më 8 korrik 1960), është një shkencëtar francez në fushën e Inteligjencës Artificiale, i specializuar në të mësuarit makinerik, përpunimin digjital të imazheve, robotikën dhe neuroshkencën. Ai jep mësim në Universitetin e Nju Jorkut dhe njëkohësisht është drejtues i kërkimeve shkencore i IA në kompaninë Meta.
Yann LeCun | |
---|---|
Lindi | 8 korrik 1960 (64 vjeç) |
Kombësia | Francez |
Shkollimi | ESIEE Paris (MS) Pierre and Marie Curie University (PhD) |
Njohur për | Të mësuarit e thelluar |
Çmimet | Turing Award (2018) AAAI Fellow (2019) Legion of Honour (2023) |
Karriera shkencore | |
Fushat | Inteligjenca Artificiale |
Institucionet | Universiteti i Nju Jorkut |
Këshilltarët e doktoraturës | Maurice Milgram |
LeKën është i njohur për punën e tij në njohjen optike të gërmave dhe përpunimin digjital të imazheve duke përdorur rrjetet nervore thurëse (konvolucionale), dhe konsiderohet si një nga themeluesit e këtyre rrjeteve. Për më tepër, ai është një nga krijuesit kryesorë të teknologjisë së ngjeshjes të imazheve DjVu (së bashku me Léon Bottou dhe Patrick Haffner). Ai ka zhvilluar gjithashtu gjuhën e programimit Lush së bashku me Léon Bottou.
Në vitin 2018, LeKën mori Çmimin Turing, shpesh të quajtur "Çmimi Nobel për Informatikën", së bashku me Xhefri Hinton dhe Joshua Benxhion, për punën e tyre në mësimin e thelluar.[1] LeKën, Benxhio dhe Hinton shpesh quhen "kumbarët" e Inteligjencës Artificiale dhe të të mësuarit të thelluar.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Fathers of the Deep Learning revolution receive 2018 ACM A.M. Turing Award". www.acm.org (në anglisht). Marrë më 2024-11-24.