Yasak Elma (2018)
Yasak Elma (Shqip: Mollë e Ndaluar) është serial turk me skenar të Melis Civelek. Transmetimi i parë i serialit ishte më 19 mars 2018 në kanalin turk FOX.
Yasak Elma | |
---|---|
Gjinia | Dramë Komedi |
Shkruar nga | Melis Civelek |
Regjia nga | Neslihan Yeşilyurt (1-74) Murat Öztürk (75-) |
Shteti | Turqia |
Gjuha në prodhimin origjinal | Turqisht |
Nr. i sezoneve | 4 |
Nr. i episodeve | 110 |
Prodhimi | |
Prodhuesi | Med Yapım |
Kohëzgjatja | 120 minuta |
Transmetimi | |
Formati i pikturës | 576i (16:9 SDTV) 1080i (HDTV) |
Formati i zërit | Stereo |
Transmetimi i parë | 19 mars 2018 |
Transmetimi origjinal | duke vazhduar |
Lidhje të jashtme | |
Faqja e rrjetit |
PërmbledhjaRedakto
Zejnepe dhe Jëlldëz janë dy motra që jetojnë në Stamboll. Edhe pse ato janë motra, ato janë ndryshe nga njëra tjetra. Zejnepe punon si ndihmëse në një kompani. Kur kompania punon me një tjetër kompani, Zejnepe fillon të punon me një biznesmenë Alihan. Alihan është arrogantë, i pasur dhe nuk e ndalon veten duke i lënduar të tjerët. Në ditën e parë, Alihan dhe Zejnepe luftojnë me njërin-tjetrin. Alihan e pëlqen sjelljen e Zejnepes dhe fillon të shfaq ndjenja për të.
Në anën tjetër, Jëlldëz ka një ëndërr që të ketë jetë të pasur. Në mënyrë që të jetë afër njerëzve të pasur, ajo punon si kamariere në një restaurant të njohur. Ajo ka filluar të ketë një lidhje me një të pasur dhe dëshiron që të martohet me të që t'i largohet jetës me të ardhurat e ulët. Megjithatë, ajo kupton se i dashuri i saj nuk e ka ndonjë qëllim të martohet me të.
Jeta e Jëlldëzit ndryshon dramatikisht kur ajo merr një ofertë pune nga mbretëresha e shoqërisë së lartë, Ender. Ender është e martuar me një të pasur, Halit. Ajo është gruaja e tretë e Halitit dhe jeton së bashku me djalin e saj dhe me dy vajza (nga martesa e kaluar). Në sytë e njerëzve, Ender dhe Halit janë një çift i lumtur, por në realitet ata nuk e dojnë njërin-tjetrin dhe kanë konflikt gjatë gjithë kohës.
Ender dëshiron të divorcohet nga burri i saj, por pa humbur statusin e saj shoqëror dhe financiar. Ajo din se burri i saj është i mençur. Halit është divorcuar dy herë pas i dhënë grave të tyre ndonjë kompensim. Ender nuk dëshiron të ketë fatin si dy ish-gra të Halitit dhe për këtë arsye ajo bën një plan.
Sipas planit të Ender, ajo merr Jëlldëzin dhe e bën si ndihmëse të Halitit. Ajo bën atë që ta josh Halitin dhe të ketë lidhje romantike me të. Jëlldëzi pranon ofertën e Enderit, por edhe ajo ka planet e saja. Vendimi i saj nuk ndikon vetëm në jetën e saj, por edhe motrës së saj, Zejnepes.[1]
Plani i Enderit dështon kur Haliti e kuptoi dëshirën e saj që të divorcohej. Pastaj Haliti u divorcua nga Enderi me konflikt, dhe u fejua me një vajzë që quhej Shahika. Enderi dhe Jëlldëzi u bënë bashkë që Haliti të ndahej nga Shahika dhe kështu u shkaktuan shumë probleme dhe vuajtje, Më pas Enderi dhe Jëlldëzi u hidhëruan me njëra - tjetrën dhe shkaku se mendonin se e kishin mashtruar njëra tjetrën.
Ender, Jëlldëz dhe Shahika që të njejtën ditë planifikuan që të martoheshin me Halitin por Ender u martua me Halitin mirëpo Halit vdes si pasojë e rrëzimit nga shkallët dhe Shahika e josh Enderen duke menduar se Haliti është gjallë.
AktorëtRedakto
Aktorët | Personazhi | Epizodet |
---|---|---|
Şevval Sam | Ender Çelebi | 1- |
Eda Ece | Jëlldëz Kujuxhu | 1- |
Vildan Vatansever | Ajsel | 1- |
Biran Damla Yılmaz | Kumru Jëldërëm | 111- |
Murat Aygen | Doan Jëldërëm | 111- |
Ceyhun Mengiroğlu | Ekin Önder | 130- |
Sena Yıldız | Gamze | 131- |
Şebnem Dönmez | Handan Këlëç | |
Can Ceylan | Murat | 141- |
Barış Aytaç | Xhaner Çelebi | 2- |
Serkan Rutkay Ayıköz | Emir Jyksel | 3- |
Melisa Doğu | Asuman Jëllmaz | 8- |
Kuzey Gezer | Halit Xhan Argun | 51- |
Personazhet e përfunduarRedakto
Aktorët | Personazhi | Epizodet | ||
---|---|---|---|---|
Nesrin Cavazade | Shahika Ekinxhi | 44-108 | ||
Berk Oktay | Çagataj Kujuxhu | 86-146 | ||
Erdal Özyağcılar | Hasan Ali Kujuxhu | 86-110 | ||
Gülenay Kalkan | Feride Tashkën | 86-110 | ||
Bahtiyar Memili | Sedai | 86-146 | ||
Gamze Atay | Gyler | 86-110 | ||
Hayati Akbaş | Hajati | 92-110 | ||
Emre Dinler | Omer Kurtollu | 102-132 | ||
Ece Dizdar | Fejza Ustundag | 110-126 | ||
Barış Kılıç | Kaja Ekinxhi | 37-86 & 106-110 | ||
Nilperi Şahinkaya | - | Şafak Pekdemir | Zehra Argun | 1- 110 |
Selin Uzal | Diana | 105-107 | ||
Mert Altınışık | Mahmut Haznedar | 86-102 | ||
Can Nergis | Mert Kara | 75-102 | ||
Ahmet Haktan Zavlak | Erim Argun 2 | 75-86 | ||
Buçe Buse Kahraman | Lila Argun 2 | 48-86 | ||
Talat Bulut | Halit Argun | 1-57 | ||
Doğaç Yıldız | Jigit Ekinxhi | 44-84 | ||
Gökhan Alkan | Kerim Inxhesu | 72-83 | ||
Hakan Karahan | Nadir Këllëç | 57-72 | ||
İlber Uygar Kaboğlu | Erim Argun 1 | 1-67 | ||
Tuvana Türkay | Lejla | 48-61 | ||
Nilgün Türksever | Zerrin Tashdemir | 1-47 & 64-67 | ||
Cavit Çetin Güner | Hilmi | 54-56 | ||
Zeynep Bastık | Irem | 23-33, 69 | ||
Sinan Eroğlu / Ahmet Kayakesen | Hakan Kurtullush | 1-47 | ||
Onur Tuna | Alihan Tashdemir | 1-46 | ||
Tufan Günaçan | Gazetari Xhynejt | 9-15 | ||
Sevda Erginci | Zejnep Tashdemir | 1-46 | ||
Erdem Kaynarca | Dyndar | 27-40 | ||
Tolga Sala | Kurban | 27-40 | ||
Sarp Can Köroğlu | Kemal | 15-37 | ||
Ebru Şahin | Hira | 14-23 | ||
Yeliz Şar | Defne | 14-19 | ||
Gün Akıncı | Xhem | 10-18 | ||
Kıvanç Kasabalı | Sinan | 1-14 | ||
İrem Kahyaoğlu | Shengyl Dogan | 1-13 | ||
Tuğçe Koçak | Lal Uzun | 1-12 |
TransmetimiRedakto
Sezoni | Dita dhe ora | Fillimi i sezonit | Fundi i sezonit | Kanali |
---|---|---|---|---|
Sezoni i parë | E hënë 20.00 | 19 mars 2018 | 4 qershor 2018 | FOX |
Sezoni i dytë | E hënë 20.00 | 10 shtator 2018 | 27 maj 2019 | FOX |
Sezoni i tretë | E hënë 20.00 | 9 shtator 2019 | 23 mars 2020 | FOX |
num_seasons i katërt | E hënë 20.00 | 7 shtator 2020 | 10 maj 2021 | FOX |
Sezoni i pest | E hënë 20.00 | 13 shtator 2021 | 13 qershor 2020 | FOX |
ReferimeRedakto
- ^ "Forbidden Fruit (Yasak Elma)" (në anglisht). Marrë më 27 qershor 2018.