Zemër kremi me djathë
Në një enë të gjërë përzjeni gjatë djathin me një lugë druri, shtoni gjizën e thërrmuar, krem qumështin dhe punojeni përgatesën derisa të përftohet një krem i fryrë e i lehtë. Hidheni atë në një formë në trajtë zemre dhe mbajeni në frigorifer për të pakttën 8 orë. Pastroni lani e thani luleshtrydhet dhe vendosini në pjesën e poshtme të frigoriferit. Në momentin e servirjes përmbyseni formën në një pjatë dhe zbukurojeni me luleshtrydhet e vendosura bukur në rend rreth e rrotull dhe mbi sipërfaqe. Spërkateni me sheqer pudër dhe servireni.[1]
Për 4 persona duhen :
- 200 g gjizë,
- 300 g djathë i bardhë i butë,
- 1/2 gotë krem qumësht,
- 500 g luleshtrydhe,
- sheqer pudër.
Referime
Redakto- ^ "Zemer kremi me djathe". Receta Kuzhine.