Zenel Merjo
Zenel Feti Merjo lindi në fshatin Nivicë të Kurveleshit të Tepelenës, më 18 gusht 1927. Familja e tij merrej me bujqësi dhe blegtori.
Filloren e kreu në fshatin e lindjes. Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdoi studimet e larta në Shkollën e Oficerave "Enver Hoxha" dhe në Shkollën e Lartë të Partisë.
Ka marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, qysh prej vitit 1943. Në fund të këtij viti u radhit partizan në Brigadën e Parë Sulmuese. Pas çlirimit ka qenë oficer i Ushtrisë Popullore. Si u lirua nga ushtria, ka punuar në administratën shtetërore. Është marrë me studime të historisë së krahinës së tij dhe ka botuar mjaft artikuj publicistikë në organe të shtypit. Gjithashtu, ka botuar dy libra "Hamit Çela (Lumani) dhe "Sheref Dano". Është duke punuar për "Enciklopedinë e Nivicës".
Burimi i të dhënave
Redakto- "Kadri Mahmud Shametaj treçerek shekulli në këmbë" faqe 80, me autorë Dr. Zihni Haskaj - Bektash Zite.