Zeqir Bajrami
Prof. Zeqir Bajrami lindi më 25 maj të vitit 1916 në Tupallë të komunës së Medvegjës, ishte gjeograf shqiptar.
Biografia
RedaktoProf. Zeqir Bajrami shkollën fillore e kreu në Medvegjë, kurse të mesmen ( Medresen e Madhe ) në Shkup. Diplomoi në degën e gjeografisë në Universitetin e Zagrebit në vitin 1943. Një kohë të gjatë prof. Zeqir Bajrami punoi si profesor i gjeografisë në gjimnazin ,,Sami Frasheri,, dhe shkollën Normale të Prishtinës, andaj nxënësit ane e mbanë e përkujtojnë me respekt. Në vitin 1969 prof. Zeqir Bajrami zgjidhet si ligjërues në Katedrën e gjeografisë .
Prof Zeqir Bajrami la pas veti 10 punime profesionale dhe shkencore, dy tekste shkollore dhe shumë kontribute tjera nëpërmjet të cilave dha kontribut të cmuar popullarizimit të gjeografisë. Po ashtu prof. Zeqir Bajrami përktheu 6 tekste të ndryshme që për kohën e tij është kontribut i çmuar dhe ndihmesë e madhe për shkollarët e ri dhe intelektualët e pakt profesional.
Referati i fundit për prof. Zeqir Bajramin u shkrua në vitin 1974 me të cilin ai u zgjodh Ligjërues i lart i lëndës së Gjeografisë së në Katedrën e gjeografisë të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore te Universitetit të Kosovës.
Prof. Zeqir Bajrami mbetet në kujtesë të përhershme te studentët dhe kolegët e Katedrës së gjeografisë si arsimtar i respektuar.U largua nga kjo botë në vitin 31 tetor 1977.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |