Gjimnazi "Sami Frashëri" (Prishtinë)

Shkollë e mesme në qytetin e Prishtinës

Gjimnazi "Sami Frashëri" është një ndër shkollat më të vjetra në Kosovë dhe në Prishtinë që sot e mban emrin e rilindësit tonë të njohur Sami Frashëri. Ajo u themelua në shekullin e 19-të si një gjimnaz turk ku gjuha shqipe merrej në Perandorinë Osmane. Edhe pse kjo shkollë nuk e ka mbajtur këtë emër në periudha të ndryshme, identifikohet si Gjimnazi “Sami Frashëri” sepse me këtë emër kjo shkollë ka marrë fizionominë e një institucioni me karakter te vërtetë të arsimit kombëtar dhe edukativo-kulturor dhe për arsye se këtë emër e mban edhe sot.

Gjimnazi – Sami Frashëri

Historia

Redakto

Gjimnazi turk (para vitit 1913)

Redakto

Gjimnazi “Sami Frashëri” është shkolla e parë e mesme në gjuhën shqipe në Kosovë. Zanafilla e këtij gjimnazi është kah fundi i shekullit të XIX fillimi i shekullit XX, pra qysh në periudhën e sundimit turk. Kuptohet se në këtë periudhë edhe pse nxënësit dhe arsimtarët ishin shqiptarë, mësimi mbahej në gjuhën turke, sepse pushteti osman i asaj kohe nuk lejonte shkollën në gjuhën shqipe.

Gjimnazi i Prishtinës në periudhën e sundimit serb 1913-1941

Redakto

Nga viti 1912 pas Luftës së Parë Ballkanike, Kosova ra nën sundimin e Serbisë dhe Gjimnazi i Prishtinës u hap në vitin 1913, por tash vetëm në gjuhën serbe. Gjimnazi serb i Prishtinës vazhdoi punën me disa ndërprerje ,deri në vitin 1941. Gjatë kësaj periudhe personeli mësimor ishte serb, kurse nxënësit edhe pse të përzier, shumica e tyre ishin serbë dhe mësimi mbahej në gjuhën serbe.

Me gjithë këto kushte të rënda, një numër i nxënësve shqiptarë arritën ta kryejnë këtë gjimnaz dhe më vonë i përfunduan edhe studimet në Beograd, Zagreb apo në ndonjë vend tjetër

 
Një fotografi e vjetër e gjimnazit

Gjimnazi “Sami Frashëri“ 1941-1945 (Shkolla Normale-Dega Liceale)

Redakto

Në vitin 1941, pas pushtimit të Jugosllavisë nga Gjermania dhe Italia, për shqiptarët që kishin qenë nën sundimin serb u krijuan kushte të reja dhe të favorshme për shkollim. Meqenëse pjesa më e madhe e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare që kishin qenë nën sundimin serb deri në vitin 1941, iu bashkangjitën Shqipërisë, si zonë e okupimit Italian. Këto vende hynë nën juridiksionin e qeverisë shqiptare në Tiranë. Ministria e Arsimit e qeverisë shqiptare, e udhëhequr nga prof. Ernest Koliqi, qysh në verë të vitit 1941, hartoi një projekt në të cilin parashihte hapjen e një numri të madh shkollash fillore në të gjitha trojet etnike, kurse në qendrat kryesore ishte planifikuar hapja e shkollave të mesme.

Në këtë kuadër, në Prishtinë ishte vendosur të hapet një shkollë e mesme me dy degë:

  1. Dega e shkollës normale, që do të ishte e ngjajshme me shkollën normale të Elbasanit.
  2. Dega Liceale ose Gjimnazi.

Kjo shkollë e përzier me emrin “Sami Frashëri” e filloi punën në dhjetor të vitit 1941, në gjuhën shqipe dhe ishte shkolla e parë e këtij rangu në Prishtinë dhe në Kosovë

Gjimnazi real shqiptar dhe gjimnazi real serb 1945- 1955

Redakto

Nga viti 1945 deri në vitin 1955 ky gjimnaz do të vazhdojë punën e vet në dy gjuhë, gjuhën shqipe me emrin Gjimnazi real shqiptar dhe Gjimnazi real serb.

Gjimnazi i përzier “Ivo Llolla Ribar” 1955/56-1989/90

Redakto

Nga viti shkollor 1955/56 ky do të shpallet gjimnaz i përzier dhe do të quhet me një emër të përbashkët Gjimnazi “Ivo Llolla Ribar”. Në këtë periudhë do të fillojë në një farë mase diskriminimi i shqiptarëve, të cilët ishin të detyruar qe shumë lëndë mësimore t`i mbajnë në gjuhen serbe. Nga viti 1960 në këtë shkollë fillon edhe mësimi në gjuhën turkë, ndërsa nga viti 1977/1978 ky gjimnaz përfshihet në reformën e ashtuquajtur Mësimi i Orientuar. Mbas dështimit të këtij projekti,nga viti 1989/90 ky gjimnaz do ta vazhdojë punën si gjimnaz klasik, me dy drejtime që zgjasin nga katër vjet.

Gjimnazi “Sami Frashëri” 1991/92-1999

Redakto

Nga viti 1991/92 nxënesit dhe arsimtarët shqiptarë largohen me dhunë nga objekti shkollor dhe gjimnazi vendoset në shtëpinë-shkollë të pronarit Mehmet Aliu, duke e marrë emrin që e kishte nga themelimi “Sami Frashëri”.

Gjimnazi “Sami Frashëri” 1999-2006/07

Redakto

Pas vitit 1999 gjimnazi e vazhdon punën në objektin e vet shkollor, ku është edhe sot, ku mësimi mbahet në dy gjuhë: shqip dhe turqisht.

Nga kjo përmbajtje e shkurtër shihet se ky gjimnaz ka një traditë shumë të vjetër dhe për këtë kohë të ekzistencës ka kontribuar shumë në ngritjen arsimore të popullsisë së Prishtinës dhe Kosovës.

Gjimnazi “Sami Frashëri” 2006/07

Redakto
 
Gjimnazi më 2019

Nga ajo kohë Gjimnazi “Sami Frashëri” vazhdoi traditën e vet arsimore në rrethana dhe kushte të ndryshme, por pavarësisht nga sfidat me të cilat u ballafaqua arriti mbijetojë dhe të shtojë sasinë dhe cilësinë si te nxënësit, po ashtu edhe te mësimdhënësit.

Sot në Gjimnazin “Sami Frashëri” të Prishtinës punojnë gjithsej 107 punëtorë prej të cilëve në organet udhëheqëse 2, në sekretari 1, në biblotekë 1, në mësimdhënie të rregullt dhe bashkëpuntorë, gjithsej 92 mësimënës, prej tyre 83 në gjuhën shqipe dhe 9 mësimdhënës në gjuhën turke.

Prej punëtorëve tjerë të stafit të mirëmbajtjes teknike punojnë 11 vetë prej të cilëve ka pastrues, rojtarë etj.

Mbijetesa dhe rëndesia e gjimnazit “Sami frashëri” të Prishtinës

Redakto

Gjimnazi i Prishtinës e ka pasur fatin e popullit shqiptar:është lindur dhe zhvilluar pavarësisht nga situatat nëper të cilat e ka kaluar vendi ynë dhe populli ynë. Ky gjimnaz ishte dhe mbeti një dritare që rrezatoi dritë diturie edhe në periudhat më t errëta të historisë sonë.

Këtu u derdh shumë mund, djersë që shkolla shqipe të mbijetojë, dhe kjo u arrit. Nëper bankat e kësaj shkolle defiluan nxënës e nxënëse, të cilët pas përfundimit të kësaj shkolle u bënë figura dhe personalitete të çmuara e të dobishme për vendin e kombin shqiptar. Gjimnazi “Sami Frashëri” ka një histori të gjatë. Ai lindi dhe u zhvillua në kohë të stuhishme, ashtu siç u rrit e u zhvillua kombi ynë në kohëra me stuhi.

Përpjekjet për hapjen e një shkollë të mesme në Prishtinë datojnë nga gjysma e dytë e shek. XIX, pra nga Faza e Dytë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, ose nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Rilindësit I vazhdonin përpjekjet që në ato shkolla të mësohej edhe shqipja derisa të krijoheshin kushtet për shkollë në gjuhë shqipe.

Edhe gjimnazi I Prishtines në fillim ishte hapur si gjimnaz në gjuhën turke, mbasi pushteti I atëhershëm nuk lejonte shkolla në gjuhën shqipe. Kërkesa për hapjen e një shkolle Ryzhdije që ishte ekuivalente me një lice (gjimnaz) në Prishtinë daton në vitin 1888. Kurse të dhënat arkivore, së pakut ato që kemi pasur mundësi t`I konsultojmë, tregojnë së nga viti 1908 në Prishtinë eksitonte një shkollë Ryzhdije pesë klasëshe. Nga shënimet e ruajtura statistikore mësojmë së në vitin shkollor 1909/1910 në këtë gjimnaz e ndiqnin mësimin 230 nxënës, prej të cilëve 200 ishin shqiptarë, kurse 30 ishin të minoriteteve që jetonin në Kosovë. Mësimet zhvilloheshin në gjuhën zyrtare të shtetit, pra në gjuhën turke.

Nga mësimdhënsit e kësaj kohe kanë qenë Ferid Bajrami dhe Ahmet Gashi etj. Në këtë shkollë punuan me përkushtim profesorë e edukatorë, të cilët mbetën shëmbëlltyra më e mirë ë arsimit shqip, dhe shembuj më të përkushtuar të diturisë.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto