Zgjidhja e një shteti është një qasje e propozuar për procesin e paqes Izrael-Palestinë. Kjo parashikon krijimin e një shteti të vetëm brenda kufijve të asaj që ishte Palestrina e Mandatuar midis 1920 dhe 1948, sot që përbëhet nga territori i bashkuar i Izraelit (përjashtuar Lartësitë e Golanit të aneksuara) dhe Shtetit të Palestinës (Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës).[1][2] Termi realiteti i një shteti përshkruan besimin se situata aktuale e konflikti Izrael-Palestinë në terren është ajo e një shteti de facto.[3] Zgjidhja e një shteti ndonjëherë njihet si shteti bi-nacional, për shkak të shpresës se ajo do të ofrojë suksesshëm vetëvendosje për Izraelitët dhe Palestinienët në një shtet, duke u dhënë të dy popujve pavarësi dhe akses të plotë në të gjithë territorin.

Harta e Izraelit që tregon Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Lartësitë Golan.

Modele të ndryshme janë propozuar për zbatimin e zgjidhjes së një shteti.[4] Një nga këto modele është shteti unitar, i cili do të përfshinte një qeveri të vetme me qytetari dhe të drejta të barabarta për çdo grup etnik dhe fetar në tokë,[4] i ngjashëm me rregullimin ligjor të Mandatit Britanik për Palestinën. Disa Izraelitë mbështesin një version të këtij modeli në të cilin Izraeli anekson Bregun Perëndimor (por jo Rripi i Gazës) dhe u jep qytetari izraelite të gjithë palestinezëve që jetojnë atje, duke e integruar rajonin dhe duke fituar një minoritet më të madh arab, por duke mbetur një shtet hebraik dhe demokratik.[5] Një model tjetër kërkon që Izraeli të aneksojë Bregun Perëndimor dhe ta integrojë atë si një rajon autonom palestinez.[4] Një model i tretë përfshin krijimin e një shteti federal me një qeveri qendrore dhe distrikte federative, disa prej të cilëve do të ishin izraelitë dhe disa të tjerë palestinezë.[5][6] Një katërt model, i përshkruar nga lëvizja paqeruajtëse Izrael-Palestinë A Land for All, përfshin krijimin e një konfederate ku shtetet izraelite dhe palestineze do të ndanin pushtetin në disa fusha dhe do t'u jepnin të drejtën e qëndrimit izraelitëve dhe palestinezëve në shtetin e njëri-tjetrit.[7][8]

Edhe pse gjithnjë e më shumë po diskutohet në qarqet akademike, zgjidhja e një shteti ka mbetur jashtë fushës së përpjekjeve diplomatike zyrtare për zgjidhjen e konfliktit, pasi ajo ka qenë historikisht e zëvendësuar nga zgjidhja e dy shteteve. Sipas sondazhit më të fundit të përbashkët të Pulsit Palestinezo-Izraelit në vitin 2023, mbështetja për një zgjidhje demokratike të një shteti është 23% mes palestinezëve dhe 20% mes Hebrenjve izraelitë. Një zgjidhje e një shteti jo të barabartë dhe jo demokratike mbetet më popullore mes të dyja grupeve, e mbështetur nga 30% e palestinezëve dhe 37% e hebrenjve izraelitë.[9] Një sondazh palestinez në shtator 2024 zbuloi se vetëm 10% e të anketuarve mbështetën një shtet të vetëm që do të ofronte të drejta të barabarta për të dyja palët, izraelitët dhe palestinezët.[10]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Qadaffi, Muammar (21 Janar 2009). "The One-State Solution". The New York Times. fq. A33. Arkivuar nga origjinali më 14 Maj 2013. Marrë më 22 Janar 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date=, |date=, dhe |archive-date= (Ndihmë!)
  2. ^ Friedson, Felice (21 Korrik 2010). "One-state or two-state solution". The Jerusalem Post (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-05-21. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  3. ^ Remnick, David (10 Nëntor 2014). "The One-State Reality". The New Yorker (në anglishte amerikane). ISSN 0028-792X. Marrë më 2023-05-21. {{cite magazine}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c Sharvit Baruch, Pnina (2021). "Resolving the Israeli–Palestinian Conflict: The Viability of One-State Models". www.inss.org.il (bot. Memorandum No. 217). INSS. Marrë më 2022-06-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b Al Shawaf, Rayyan (3 Prill 2014). "Caroline Glick's one-state solution for Israel-Palestine asks all the wrong questions". The National. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  6. ^ "The Federation Plan: The Founding Document". www.federation.org.il. Marrë më 6 Qershor 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  7. ^ "A Land For All". 19 Prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  8. ^ Scheindlin, Dahlia (29 Qershor 2018). "An Israeli–Palestinian Confederation Can Work". Foreign Policy (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 26 Prill 2024. Marrë më 6 Qershor 2022. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |access-date=, |date=, dhe |archive-date= (Ndihmë!)
  9. ^ "The Palestine/Israel Pulse, a Joint Poll, 2022". Palestinian Center for Policy and Survey Research (në anglisht). 24 Janar 2023. Arkivuar nga origjinali më 9 Nëntor 2024. Marrë më 11 Dhjetor 2023. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |access-date=, |date=, dhe |archive-date= (Ndihmë!)
  10. ^ "Has the war in Gaza radicalised young Palestinians?". The Economist. 3 Tetor 2024. ISSN 0013-0613. Arkivuar nga origjinali më 7 Nëntor 2024. Marrë më 5 Tetor 2024. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date=, |date=, dhe |archive-date= (Ndihmë!)