Liqeni i Çadit
Baseni i liqenit të Çadit shtrihet në pjesën qenrore të Afrikës, në skajet jugore të Saharës, ndërmjet 6° dhe 24° gj. gj. ve. dhe 8° dhe 24° gj. gj. l. Ultësira përfshinë 2,4 milion km² (rreth 8 % të sipërfaqes së Afrikës) dhe kryesisht është i rrethuar me male dhe rrafshnalta : Tibesti në veri, Djebek Marra në lindje, Adamaoua dhe Mandara në jug dhe Hoggar ne veriperëndim. Liqeni është i vendosur ndërmjet katër shteteve : Çadit, Nigerisë, Nigerit dhe Kamerunit.
Liqeni i Çadit me veçoritë hidrologjike të tij ka rëndësi socio-ekonomike dhe politike për jetën e 20 milion banorëve të regjionit.
Bujqësia, peshkimi dhe blegtoria mbështeten në ujin e këtij liqeni i cili është burim kryesor i ekonomive shtëpiake për popullsinë e regjionit.
Fenomeni i zvogëlimit të sipërfaqes së liqenit viteve të fundit shkakton brengosje serioze për ekzistencën e mëtejshme të liqenit. Dikur liqeni i gjashtë në botë për nga sipërfaqja dhe njëri nga liqenet më të mëdha në Afrikë është zvogëluar nga viti 1960 deri më sot për 90 %.
Shih edhe këtë
RedaktoKy artikull në lidhje me gjeografinë e Afrikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |