Çelo Picari
Xhelil Bega ose Çelo Picari (1801—1880) ka qenë patriot dhe kryengritës shqiptar. Ai ishte ndër kapedanët e Kryengritjes së Dytë të Labërisë me 1847.
Jeta
RedaktoU lind më 1802 ne Picar të vjetër, një ngulim që nuk është më i banuar dhe gërmadha, por në afërsi të Picarit të sotëm, ne jug te Shqipërisë, ai më vonë preferoi të quhet Çelo Picari. Në rininë e tij ai ishte një bari dhe në atë kohë ai ishte rekrutuar nga Ali Pasha Tepelena ne Janina. Në 1821 ai komandoi trupat e pashallëkut të Janinës që mbronin Tepelenën kundër ushtrisë osmane. Pas vdekjes se Ali Pashës ai u internua në Prevezë.[1]
Ai mori pjesë në disa kryengritje me Zylyftar Poda por u shmang duke mos u vrarë në Masakra e Manastirit ngaqë nuk iu përgjigj ftesës.[2] Si një akt hakmarrëse se bashku me grupe te tjera nen komnden e Kapllan Kuca ai dogi nje pjese nga qendra e Janinës, atë pjesë ku jetonte garnizoni osman. Si rezultat i pjesëmarrjes ne Kryengritjen e Parë të Labërisë ai u mbajt i burgosur ne Konjë të Anadollit deri me 1844.[1]
Picari mori pjese ne Kryengritjen e Dytë të Labërisë me 1847 së bashku me Tafil Buzin dhe Zenel Gjolekën dhe është një nga figurat që në emër të shqiptarëve i kërkoi haptazi dhe ne mënyre publike Otto i Greqisë qe te mbështeste kryengritjen e tij kundër Perandorisë Osmane.[3] Dokumentet nga pala greke apo gjermane ende nuk janë hapur komplet. Kur Picari u kap dhe përsëri u internuar në Konjë deri me 1852.[1] Picari vdiq në Athinë me 1880. Picari ishte mik i ngushtë me Ismail Vlora, gjyshin e Ismail Qemalit.[2]
Folklori
RedaktoÇelo Picari është subjekt i shpeshtë i këngëve popullore shqiptare jugore lidhur me Ali Pashën si edhe me kryengritjen e vitit 1847.
- Kenge per Picarin http://www.youtube.com/watch?v=nhZnhMYJwgE
- Piktura ne parlamentin grek :http://www.google.de/imgres?q=Celo+Picari+e+H.Trikupi&hl=de&tbo=d&biw=1366&bih=610&tbm=isch&tbnid=Qq6L8kcG2N1XhM:&imgrefurl=http://www.balkanforum.info/f16/bilderthread-ueber-albanische-krieger-sonstige-albaner-traditionell-180983/index95.html&docid=_FvX7o6Sf4_bqM&imgurl=http://4.bp.blogspot.com/_Y-YDekekWA4/RizaI84W_KI/AAAAAAAAAHI/bzX8zx6VGhU/s1600/Celo%252BPicari%252Be%252BH.Trikupi.JPG&w=587&h=499&ei=jlMjUfaZMY_24QTvioBY&zoom=1&iact=hc&vpx=16&vpy=200&dur=158&hovh=207&hovw=244&tx=104&ty=116&sig=112886786228961170663&page=1&tbnh=189&tbnw=244&start=0&ndsp=27&ved=1t:429,r:0,s:0,i:83
Referime
Redakto- ^ a b c Meçaj, Nasip; Çelaj, Xhemil; Toçi, Fatmir (2009). Enciklopedi e Kurveleshit. TOENA. fq. 299. ISBN 99943-1-496-3.
- ^ a b "NE VENDIN E ÇELO PICARIT". Gazeta Shqip. Marrë më 2010-12-15.
- ^ Memushaj, Rami (2007-06-17). "160 vjetori i nje kryengritjeje qe nuk duhet harruar" (PDF). Gazeta "Shekulli. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2012. Marrë më 2010-12-15.