Çezma e Gramshit
Çezma e Gramshit është një monument i trashëgimisë kulturore në Skënderbegas, rrethi i Gramshit, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture dhe Infrastrukture", i miratuar me numër "1886, 10.06.1973".
Çezma e Gramshit | |
---|---|
Lloji | Arkitekture dhe Infrastrukture |
Vendndodhja | Skënderbegas, Rrethi i Gramshit, Qarku i Elbasanit, Shqipëri |
Koordinatat | 40°46′20″N 20°14′25″E / 40.772222°N 20.240333°E |
Ndërtuar | Rreth Shek. XIX |
Organi drejtues | DRKK Durrës |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 1886 |
Nr. i referencës | GR001 |
Tipologjia | Çezem me çardak |
Kjo çezmë u ndërtuar në Shek. XIX pranë Teqesë, nga gurëgdhendes oparakë. Uji është marrë nga shpati veri-perëndimor i malit të Koshnicës. Guret gëlqerorë për ndërtimin e çezmës janë marrë nga mali i Zaloshnjës. Është një nga tre çezmat e Gramshit e mbuluar, por me një të veçantë nga dy të tjerat, sepse nuk është e mbuluar me çati, por me çardak, pasi përballë ka pamjen hijerëndë të malit Tomorr. Çezma është monumentale me permasa rreth 5 x 4 m e ndërtuar me muraturë guri dhe me kollona rrethore mbajtëse, të cilat lidhen me harkada guri. Guri i muraturës dhe harkadave është i latuar. Kollonat kanë kapitele dhe mbështeten në mure mbajtës guri. Në pjesën e sipërme çezma është e mbuluar me solete mbi të cilan ka një korimano prej guri në formë drejtkëndore si çardak, në të cilën hipet në pjesën e pasme të çezmes. Në pjesën ballore çezma ka dy kamare në murin e gurit. Harqet janë të lidhura me tiranda hekuri.[2]
Referime
Redakto- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I GRAMSHIT. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 tetor 2019. Marrë më 17 dhjetor 2017.
- ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 17 dhjetor 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |