Ҫrregullimi depresiv madhor
Çrregullimi depresiv madhor (MDD), i njohur thjesht edhe si depresion, është një çrregullim mendor i karakterizuar nga të paktën dy javë gjendje e ulët shpirtërore që është e pranishme në shumicën e situatave.[1] Shpesh shoqërohet me vetëbesim të ulët, humbje interesi për aktivitete normalisht të kënaqshme, nivele të ulëta energjie dhe dhimbje pa një shkak të qartë.[1] Ata që preken mund të kenë herë pas here besime të rreme ose të shohin apo dëgjojnë gjëra që të tjerët nuk munden.[1] Disa njerëz kanë periudha depresioni të ndara nga vite gjatë të cilëve ata janë normal, ndërsa të tjerë kanë pothuajse gjithmonë simptoma të pranishme.[3] Çrregullimi depresiv madhor mund të ndikojë negativisht në jetën personale, jetën e punës apo arsimimin e një personi, si dhe në gjumë, në zakonet e të ngrënit dhe në shëndetin e përgjithshëm.[1] [3] Rreth 2–8% e të rriturve me depresion madhor vdesin nga vetëvrasja [2] [7] dhe rreth 50% e njerëzve që vdesin nga vetëvrasja kanë rezultuar me depresion ose me një çrregullim tjetër të gjendjes shpirtërore.[8]
Ҫrregullimi depresiv madhor | |
---|---|
Plaku i Pikëlluar ('Në Portën e Përjetësisë') nga Vincent van Gogh (1890) | |
Specialitet | Psikiatri |
Simptomat | Gjendje e ulët shpirtërore, vetëbesim i ulët, humbje interesi në aktivitete normalisht të kënaqshme, energji e ulët, dhimbje pa pasur një shkak të qartë[1] |
Komplikimet | Dëmtim i vetes, vetëvrasje[2] |
Fillimi | Nga të 20-at deri në të 30-at[3][4] |
Kohëzgjatja | > 2 javë[1] |
Shkaktar(ë) | Faktorë gjenetikë, mjedisorë dhe psikologjikë[1] |
Faktor rrezikues | Historia familjare, ndryshimet madhore në jetë, mjekime të caktuara, problemet shëndetësore kronike, abuzimi me drogërat[1][3] |
Trajtimi | Seancat e këshillimit, mjekime kundër depresionit, terapia elektrokonvulsive, stërvitja[5][1] |
Shpeshtësia | 163 milion (në vitin 2017)[6] |
Shkaku besohet të jetë një kombinim i faktorëve gjenetikë, mjedisorë dhe psikologjikë.[1] Faktorët e rrezikut përfshijnë historinë familjare të gjendjes mjekësore, ndryshimet madhore në jetë, mjekime të caktuara, problemet shëndetësore kronike dhe abuzimin me drogërat.[1] [3] Rreth 40% e rrezikut duket të jetë i lidhur me gjenetikën.[3] Diagnoza e çrregullimit depresiv madhor bazohet në përvojat e raportuara të individit dhe në një ekzaminim të gjendjes mendore.[9] Nuk ka asnjë test laboratorik për këtë çrregullim.[3] Megjithatë, testimi mund të bëhet për të përjashtuar gjendjet fizike që mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme.[9] Depresioni madhor është më i rëndë dhe zgjat më shumë se trishtimi, i cili është pjesë normale e jetës.[3] Që prej vitit 2016, Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të Shteteve të Bashkuara (USPSTF) ka rekomanduar ekzaminimin për depresion në individët mbi moshën 12 vjeç,[10] [11] ndërsa një rishikim i Cochrane i vitit 2005 zbuloi se përdorimi rutinë i pyetësorëve të ekzaminimit ka pak ndikim në zbulim apo trajtim.[12]
Individët me çrregullim depresiv madhor zakonisht trajtohen me seancakëshillimi dhe mjekim kundër depresionit.[1] Mjekimi duket i efektshëm por ky efekt mund të jetë domethënës vetëm në individët me shkallën më të rëndë të depresionit.[13] [14] Është e paqartë nëse mjekimet ndikojnë në rrezikun e vetëvrasjes.[15] Llojet e përdorura të këshillimit përfshijnë terapinë konjitive të sjelljes (CBT) dhe terapinë ndërpersonale.[1] [16] Nëse masat e tjera nuk janë të efektshme, mund të merret në konsideratë terapia elektrokonvulsive (ECT).[1] Shtrimi në spital mund të jetë i nevojshëm në rastet me rrezik për dëmtimin e vetvetes dhe ndonjëherë mund të ndodhë kundër dëshirës së një personi.[17]
Çrregullimi depresiv madhor preku rreth 163 milion njerëz (2% të popullsisë botërore) në vitin 2017.[6] Përqindja e njerëzve që janë prekur në një moment të jetës së tyre varion nga 7% në Japoni në 21% në Francë.[4] Normat e jetëgjatësisë janë më të larta në botën e zhvilluar (15%) krahasuar me botën në zhvillim (11%).[4] Ky çrregullim shkakton paaftësinë e dytë që zgjat shumicën e jetës, pas dhimbjes së shpinës.[18] Mosha më e zakonshme e shfaqjes është në të 20-at dhe 30-at e një individi.[3] [4] Femrat preken rreth dy herë më shumë se meshkujt.[3] [4] Shoqata Amerikane e Psikiatrisë shtoi "çrregullimin depresiv madhor" në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM-III) në vitin 1980.[19] Ishte një ndarje e neurozës depresive të mëparshme në DSM-II, e cila përfshinte gjithashtu gjendjet mjekësore që tani njihen si distimia dhe çrregullimi i përshtatjes me humor depresiv.[19] Individët e prekur aktualisht ose më parë mund të stigmatizohen.[20]
Bibliografia
Redakto- ^ a b c d e f g h i j k l m n "Depression". NIMH (në anglisht). maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2016. Marrë më 31 korrik 2016.
- ^ a b Richards, C. Steven; O'Hara, Michael W. (2014). The Oxford Handbook of Depression and Comorbidity (në anglisht). Oxford University Press. fq. 254. ISBN 978-0-19-979704-2. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2020. Marrë më 6 gusht 2020.
- ^ a b c d e f g h i j American Psychiatric Association (2013), Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders (në anglisht) (bot. 5th), Arlington: American Psychiatric Publishing, fq. 160–68, ISBN 978-0-89042-555-8, marrë më 22 korrik 2016
{{citation}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b c d e Kessler RC, Bromet EJ (2013). "The epidemiology of depression across cultures". Annual Review of Public Health (në anglisht). 34: 119–38. doi:10.1146/annurev-publhealth-031912-114409. PMC 4100461. PMID 23514317.
- ^ Cooney GM, Dwan K, Greig CA, Lawlor DA, Rimer J, Waugh FR, McMurdo M, Mead GE (shtator 2013). Mead GE (red.). "Exercise for depression". The Cochrane Database of Systematic Reviews (në anglisht). 9 (9): CD004366. doi:10.1002/14651858.CD004366.pub6. PMID 24026850.
- ^ a b GBD 2017 Disease and Injury Incidence and Prevalence Collaborators (10 nëntor 2018). "Global, regional, and national incidence, prevalence, and years lived with disability for 354 diseases and injuries for 195 countries and territories, 1990–2017: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2017". Lancet (në anglisht). 392 (10159): 1789–1858. doi:10.1016/S0140-6736(18)32279-7. PMC 6227754. PMID 30496104. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2020. Marrë më 23 qershor 2020.
{{cite journal}}
:|last1=
ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ^ Strakowski, Stephen; Nelson, Erik (2015). Major Depressive Disorder (në anglisht). Oxford University Press. fq. PT27. ISBN 978-0-19-026432-1. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2019. Marrë më 6 gusht 2020.
- ^ Bachmann, S (6 korrik 2018). "Epidemiology of Suicide and the Psychiatric Perspective". International Journal of Environmental Research and Public Health (në anglisht). 15 (7): 1425. doi:10.3390/ijerph15071425. PMC 6068947. PMID 29986446.
Half of all completed suicides are related to depressive and other mood disorders
{{cite journal}}
: Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja) - ^ a b Patton, Lauren L. (2015). The ADA Practical Guide to Patients with Medical Conditions (në anglisht) (bot. 2). John Wiley & Sons. fq. 339. ISBN 978-1-118-92928-5. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2021. Marrë më 6 gusht 2020.
- ^ Siu AL, Bibbins-Domingo K, Grossman DC, Baumann LC, Davidson KW, Ebell M, García FA, Gillman M, Herzstein J, Kemper AR, Krist AH, Kurth AE, Owens DK, Phillips WR, Phipps MG, Pignone MP (janar 2016). "Screening for Depression in Adults: US Preventive Services Task Force Recommendation Statement". JAMA (në anglisht). 315 (4): 380–87. doi:10.1001/jama.2015.18392. PMID 26813211.
- ^ Siu AL (mars 2016). "Screening for Depression in Children and Adolescents: U.S. Preventive Services Task Force Recommendation Statement". Annals of Internal Medicine (në anglisht). 164 (5): 360–66. doi:10.7326/M15-2957. PMID 26858097.
- ^ Gilbody S, House AO, Sheldon TA (tetor 2005). "Screening and case finding instruments for depression". The Cochrane Database of Systematic Reviews (në anglisht) (4): CD002792. doi:10.1002/14651858.CD002792.pub2. PMC 6769050. PMID 16235301.
- ^ Fournier JC, DeRubeis RJ, Hollon SD, Dimidjian S, Amsterdam JD, Shelton RC, Fawcett J (janar 2010). "Antidepressant drug effects and depression severity: a patient-level meta-analysis". JAMA (në anglisht). 303 (1): 47–53. doi:10.1001/jama.2009.1943. PMC 3712503. PMID 20051569.
- ^ Kirsch I, Deacon BJ, Huedo-Medina TB, Scoboria A, Moore TJ, Johnson BT (shkurt 2008). "Initial severity and antidepressant benefits: a meta-analysis of data submitted to the Food and Drug Administration". PLoS Medicine (në anglisht). 5 (2): e45. doi:10.1371/journal.pmed.0050045. PMC 2253608. PMID 18303940.
{{cite journal}}
: Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja) - ^ Braun C, Bschor T, Franklin J, Baethge C (2016). "Suicides and Suicide Attempts during Long-Term Treatment with Antidepressants: A Meta-Analysis of 29 Placebo-Controlled Studies Including 6,934 Patients with Major Depressive Disorder". Psychotherapy and Psychosomatics (në anglisht). 85 (3): 171–79. doi:10.1159/000442293. PMID 27043848.
- ^ Driessen E, Hollon SD (shtator 2010). "Cognitive behavioral therapy for mood disorders: efficacy, moderators and mediators". The Psychiatric Clinics of North America (në anglisht). 33 (3): 537–55. doi:10.1016/j.psc.2010.04.005. PMC 2933381. PMID 20599132.
- ^ American Psychiatric Association (2006). American Psychiatric Association Practice Guidelines for the Treatment of Psychiatric Disorders: Compendium 2006 (në anglisht). American Psychiatric Pub. fq. 780. ISBN 978-0-89042-385-1. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2021. Marrë më 6 gusht 2020.
- ^ Global Burden of Disease Study 2013 Collaborators (gusht 2015). "Global, regional, and national incidence, prevalence, and years lived with disability for 301 acute and chronic diseases and injuries in 188 countries, 1990–2013: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2013". Lancet (në anglisht). 386 (9995): 743–800. doi:10.1016/S0140-6736(15)60692-4. PMC 4561509. PMID 26063472.
{{cite journal}}
:|last=
ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ^ a b Hersen, Michel; Rosqvist, Johan (2008). Handbook of Psychological Assessment, Case Conceptualization, and Treatment, Volume 1: Adults (në anglisht). John Wiley & Sons. fq. 32. ISBN 978-0-470-17356-5. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2021. Marrë më 6 gusht 2020.
- ^ Strakowski, Stephen M.; Nelson, Erik (2015). "Introduction". Major Depressive Disorder (në anglisht). Oxford University Press. fq. Chapter 1. ISBN 978-0-19-020618-5. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2021. Marrë më 6 gusht 2020.