10 Lekë monedhë (2005)
Monedha metalike 10 Lekë e lëshuar në qarkullim nga Banka e Shqipërisë në vitin 2005 për qëllime numizmatike me tematikë "Tirana 85-vjet kryeqytet, 1920-2005". Pamja kryesore: Vlera emërore 10 Lekë, sipër një pëllumb dhe në hark poshtë shkruar "Tirana 85-vjet kryeqytet" si dhe viti 1920-2005. Pamja e pasme: Në mes të monedhës është objekti "Varr monumental i qytetit të Tiranës", shkruar në hark sipër "SHQIPERI - ALBANIA" dhe në hark poshtë viti 2005. Vizatimet e monedhës janë realizuar nga piktori Petraq Papa.
Vlera emërore: 10 Lekë
Materiali dhe pastërtia: CuAl6Ni2
Pesha: 3,6 gr.
Diametri: 21,25 mm
Forma: e dhëmbëzuar
Tirazhi: 10.000 copë
Ngjyra: e verdhë