10 Lekë (2005)
(Përcjellë nga 10 Lekë viti 2005)
Monedha 10 Lekë e lëshuar në qarkullim nga Banka e Shqipërisë në vitin 2005 për qëllime numizmatike me tematikë "Objekte të trashëgimisë kulturore" (kostumet popullore në Shqipëri). Pamja kryesore: Vlera emërore 10 Lekë, shkruar në hark sipër "Objekte të trashëgimisë kulturore". Pamja e pasme : Në mes të monedhës është një jelek, veshje popullore, shkruar në hark sipër "SHQIPERI - ALBANIA" dhe në hark poshtë viti 2005. Vizatimet e monedhës janë realizuar nga piktori Eridan Xherahi.
Vlera emërore 10 Lekë.
Materiali dhe pastërtia CuAl6Ni2
Pesha 3,6 gr.
Diametri 21,25 mm
Forma e dhëmbëzuar
Tirazhi 10.000 copë
Ngjyra e verdhë