6 korrik – Lights of New York (me aktoren Helene Costello) është lëshuar nga Warner Brothers. Ky është filmi i parë me "100% të folur", në të cilin është folur një dialog përgjatë filmit. Lëshime të përparshme si Don Juan dhe The Jazz Singer kanë përdorur kaseta të sinkronizuara me efekte zëri dhe muzikë, tek The Jazz Singer ka pasur disa fjali të folura gabimisht nga Al Jolson.
19 shtator – filmi The Singing Fool është lëshuar nga Warner Brothers' menjëherë pas The Jazz Singer. Edhe pse ka pasur disa pjesë të folura, 66 minuta nga filmi 105 minutash kanë pasur pjesë me dialoge ose këngë, gjë që e bën këtë film filmin më të gjatë të folur me piktura të lëvizshme të gjeratëhershëm. (Lights of New York ka një xhirim total prej 57 minutash.) Është filmi më fitim-prurës i vitit, dhe kështu bëhet filmi edhe filmi me fitime më të larta për Warner Brothers' për 13 vitet e ardhshme, gjithashtu është filmi më i suksesshëm nga ana financiare në karrierën e Al Jolson-it.
18 nëntor – Premiera e DizneitSteamboat Willie, shfaq për herë të parë Miki Miushin. Ky animacion i shkurtër është filmi i parë që përfshin një "soundtrack" të bërë kompletisht në post produksion, duke përfshirë efektet e zërit, muzikën, dhe dialogët.