Abdullah ibn Ymmy Meqtum
Abdullah ibn Ummu-Maktum (vdiq në vitin 636) ishte, sipas Ibn Kethirit (v.1373), një shok i profetit Muhamed. Në disa hadithe emri i tij është shfaqur edhe si 'Amr ibn Umm-Maktum. Ajetet e para të sures Abese, kapitulli i 80-të i Kuranit, konsiderohet se janë shpallur në një incident të lidhur me të.[1]
Biografia
RedaktoAbdullah Ibn Umm-Maktum ishte i biri i Kajs Ibn Zejdit dhe Atikah Bint Abdullah. Ai ishte i verbër nga lindja dhe prandaj nëna e tij quhej Umm-Maktum (Nëna e të fshehurit). Ibn Umm-Maktum ishte një kushëri i Hatixhe bint Huvejlidit, gruaja e parë e Muhamedit.
Abdullah Ibn Umm-Maktum ishte ndër të parët e konvertuar në Islam. Muhamedi e dërgoi atë dhe Mus'ab ibn Umejr në Medine për t'ua mësuar Kuranin banorëve para se të ndodhte hixhreti.[2] Ai dhe Bilal ibn Rabah u zgjodhën si muezinë në Medine nga Muhamedi. Kur Muhamedi u largua nga Medina për të marrë pjesë në beteja, atij iu dha përgjegjësia për të udhëhequr namazet.[3]
Abdullah Ibn Umm-Maktum i kërkoi Omerit, kalifit të dytë të Islamit, që ta linte të merrte pjesë në xhihad, pavarësisht nga verbëria e tij. Omeri e lejoi atë të merrte pjesë në Betejën e el-Kadisije në vitin 636 të e.r. Ai shërbeu në betejë si flamurtar i palës muslimane dhe ra dëshmor në luftime.
Ajetet kuranore
RedaktoSipas transmetimit tradicional sunit, historia pas shpalljes së dhjetë ajeteve të para të Abeses është si vijon:[4] Muhamedi po i predikonte Islamin Walid ibn al-Mughira dhe prijësve të tjerë kurejsh në Mekë. Abdullah ibn Umm Maktum erdhi dhe e pyeti Muhamedin për diçka. Muhamedi nuk donte ta largonte vëmendjen nga prijësit dhe u vrenjti nga ibn Umm Maktum. Allahu e këshilloi Muhamedin për këtë veprim nëpërmjet dhjetë ajeteve të para të Abeses:
Ai (Muhammedi) u mrrol e u kthye (me fytyrë)...[5]
Pas kësaj ngjarjeje, Muhamedi e përshëndeti Abdullah ibn Umm-Maktum kështu:
Mirë se vini tek ai për llogari të të cilit më ka qortuar mbështetësi im.
Një ajet tjetër i bazuar në një incident që përfshin ibn Umm-Maktum është ajeti i 95-të i sures en-Nisa.[6] Siç tregohet nga Ibn Kethiri në interpretimin e tij të Kuranit, el-Buhariu ka shënuar se Sahl bin Sa`d Es-Sa`di ka thënë: "Pashë Mervan bin El-Hakam ulur në xhami. Erdha dhe u ula pranë tij. Ai na tha se Zejd bin Thabit i tha atij se i Dërguari i Allahut ia diktoi këtë ajet, Nuk janë të barabartë ata besimtarë, që rrinë në shtëpitë e tyre, dhe ata që luftojnë në rrugën e Allahut. Ibn Umm Maktum erdhi te Profeti teksa po më diktonte mua këtë ajet. Ibn Umm Maktum tha: "O i Dërguari i Allahut! Pasha Allahun, nëse do të kisha fuqi, me siguri do të merrja pjesë në Xhihad". Ai ishte një njeri i verbër, kështu që Allahu i zbriti shpallje të Dërguarit të Tij derisa kofsha e tij ishte në kofshën time dhe u rëndua aq shumë për mua sa u frikësova se do të më thyhej kofsha. Kjo përfundoi pasi shpalli Allahu, ... përveç atyre që janë të paaftë dhe ata që luftojnë në rrugën e Allahut.[7]
Referime
Redakto- ^ Al Mubarakpuri, Shaykh Safiur-Rahman (korrik 2003). Tafsir Ibn Kathir (Abridged) Volume 10 (në anglisht). Maktaba Darussalam. fq. 356. ISBN 9960-892-71-9.
- ^ Abdullah, Shaikh (shtator 2006). Biography of the Prophet (Vol.1) (në anglisht). Maktaba Darussalam. fq. 310. ISBN 9960980324.
- ^ Tabari; McDonald; Watt (1987). The History of Al-Tabari, Vol VII : The Foundation of the Community (në anglisht). State University of New York Press, Albany. fq. 89. ISBN 0-88706-345-4.
- ^ Abu Khalil, Shauqi (2003). Atlas of the Qur'an (në anglisht). Maktaba Darussalam. fq. 375. ISBN 9960-897-54-0.
- ^ Kuran 80:1, quranwow.com
- ^ Sahih Buhariu 6:61:512
- ^ Kuran 4:95